Gjatë takimit me Ministrat e Jashtëm të koalicionit kundër ISIS, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi se në valën e operacioneve kundër Shtetit Islamik, është kryer lokalizimi dhe shkatërrimi i celulave terroriste edhe në Kosovë. I pyetur për veprime konkrete që ka ndërmarrë koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sekretari Kerry listoi arritjet. Ai tha se janë goditur celula dhe janë ndjekur penalisht luftëtarë të huaj në Australi, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Malajzi dhe Kosovë. Kerry tha se ka shenja të qarta që janë kufizuar operacionet e Shtetit Islamik. Sekretari amerikan i Shtetit bëri të ditur se po shkatërrohet kapaciteti i ISIS për rafinimin e naftës dhe janë kryer sulme ajrore nga të cilat janë vrarë disa liderë islamikë. Kerry bëri të ditur se në pranverë do të nisë trajnimi i rebelëve të moderuar sirianë në Arabinë Saudite dhe në Turqi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















