Një stuhi e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë zonë, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme, raporton Top Channel.
Era shumë e fortë ka arritur të ngrejë në ajër edhe varkat dhe i ka hedhur mbi pemët në anë të detit, ndërsa pemët e rrëzuara bllokuan edhe rrugën.
Zona e dëmtuar është vizituar edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ndërsa menjëherë ka nisur puna që të hapet kalimi.






















