Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin e rregullt ka debatuar edhe për shumë çështje aktuale në të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka informuar Këshillin Drejtues lidhur me përgjigjen me shkrim që Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami përkitazi me kërkesën e SBASHK-ut që të jepet përgjigje dhe që çështjet dhe kërkesat e anëtarësisë të adresohen.
“Nga shkresa shihet se Ministri Bajrami ka mbajtur takime me kryetarët dhe drejtorët e DKA-ve të Komunave të Kosovës dhe i ka kujtuar ata se çështja e pagesës prej 70 % të biletës së udhëtimit dhe tri paga me rastin e pensionit të punëtorëve të arsimit është obligim i pushtit lokal”, tha Jasharaj.
Këshilli Drejtues është informuar edhe lidhur me vizitën studimore të një delegacioni të SBASHK-ut në Gjermani sponsoruar nga GIZ-i, vizitë kjo e vlerësuar si shumë e suksesshme.
Këshilli Drejtues është njoftuar edhe me përgatitjet e para që janë bërë lidhur me përpilimin e tekstit të ri të Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar, pasi kontratës ekzistuese i kalon afati në prillin e vitit 2017.






















