Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ahmeti tha se nuk beson që ka mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor, si dhe theksoi që BDI kundërshton çdo përpjekje për frikësim ose kushtëzim të votuesve.
Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes franceze për vijim të fuqishëm të perspektivës Euroatlantike për Maqedoninë.






















