Deputeti demokrat publikoi një letërkëmbim i cili sipas tij është ndërmjet drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme
Partia Demokratike publikon një letërkëmbim ndërmjet zuyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe atyre të Ministrisë së Brendëshme, lidhur me aksionine policisë për normalimin e trafikut si dhe për atë të lojrave të fatit të paliçensuara. Në letërkëmbim që u publikua sot nga deputeti i kësaj partie, Gent Strazimiri, evidentohet se dështimi në dy aksione të mëdha të ndërmarra prej saj: i pari për normalizimin e qarkullimit rrugor dhe i dyti, për ndalimin e lojërave të fatit të paliçensuara. Deputeti Gent Strazimiri, publikoi letërkëmbimin dhe theksoi se drejtuesit e policisë dhe krerët e Ministrisë së Brendshme e pohojnë vetë me sinqeritet se ka mungesë korrektësie në detyrë, në vendosjen vend e pa vend të gjobave mbi drejtuesit e mjeteve dhe nga ana tjetër, edhe sekuestrimi dhe parandalimi i lojërave të paligjshme të fatit, po ashtu duket si një operacion i dështuar.
Strazimiri u shpreh se Edi Rama e ka kthyer Policinë e Shtetit në gjymtyrën e tij të propagandës për aksionet e zhurmshme mediatike. Sipas PD-së, rezultatet në realitet, në terren, aty ku jetojnë çdo ditë qytetarët janë katastrofike; vrasjet janë shtuar, vjedhjet e grabitjet po ashtu. “Po tregojmë sot disa të vërteta që i pranojnë vetë krerët e Policisë së Shtetit. Kemi këtu një letërkëmbim të Shefit të Qarkullimit të Tiranës, me kolegët dhe eprorët e tij. Në këtë komunikim, evidentohet me sinqeritet një situatë krejtësisht e ndryshme nga ajo që paraqet propaganda qeveritare.
Shprehimisht, thuhet se: “Konstatohet mungesë korrektësie në kryerjen e detyrës; moszbatim i procedurës standarde në lidhje me ndalimin, verifikimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve të mjeteve”, u shpreh sot deputeti democrat Gent Strazimiri.















