• Latest
  • Trending
  • All

ËNDËRRIM I VËRTETË MBI JETËN

31/08/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

ËNDËRRIM I VËRTETË MBI JETËN

31/08/2014
in Kulture

REFLEKSIONE MBI NOVELËN “PSE U DASHUROVE TEK UNË” të Sabije Dervishi Veselit

Shkruan Violeta Allmuça*

STRUGE : Shqiptarja Sabije Dervishi Veseli është një shkrimtare me origjinë nga Struga e cila ka botuar 5 libra në gjuhën angleze në SH.B.A. Veprat e saj kanë tërhequr vëmendjen e publikut amerikan ku autorja shpalos ngjarje të atdheut të shqiptarëve, të luftrave për liri, dashurive dhe sekreteve njerëzore të cilat përbëjnë histori horror. Lufta dhe vdekja nëpërmjet ëndrrave përcaktojnë temat e këtyre veprave ku eksplorohet jeta njerëzore. Autorja punon e jeton në New Jersey.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Qenia njerëzore edhe në gjendje të ëndërrt jeton emocione të veçanta duke përjetuar një frymëzim deri në shkrimin e fjalëve që në ngrehinën e tyre shënojnë një vepër të mirëfilltë letrare, ku ëndrra bëhet po aq reale dhe udhërrëfyese si vetë jeta njerëzore. Afëria e lidhjeve shpirtërore me fjalën ka qenë një komunikim i shkrimtares Sabije Dervishi Veseli me jetën, në veçanti me vendlindjen nga ku i merr ngjarjet e novelës “Pse u dashurove tek unë”. Lexuesi e kupton që në krye të librit se ka të bëjë me një vizion për jetën, dhimbjen për atdheun, njeriun e botën, i cili shfaqet nëpërmjet një fantazie të brendshme edhe jashtë autores. Duke na sjellë këtë libër të vërtetë për ngjarjet njerëzore që ndodhin në kohën e jetës, me të shkuarën dhe të ardhmen e tyre, apo në kthimin përmes misionit të ëndrrës që e çon autoren m’u aty tek dheu i të parëve, lyer me ngjyre gjaku nga betejat për liri, autorja arrin në kthimin nga jetë-vdekja, në ringjalljen, ku vetë ëndrra përbën fabulën e kësaj novele.

Kam besuar se jeta fillon me një ëndërr, e cila lind në kohë të çuditshme, po aq sa e vërtetë vjen në sistemin e mendimit njerëzor me shpejtësinë dhe thellësinë e krijimit, duke menduar, se një ëndërr mund të ruhet brenda vetes si pjesë e saj. Kjo ka ndodhur sigurisht edhe me Sabije Dervishi Veselin që duke u mbështetur tek ëndrrat ka nxjerrë nga trupi gjithçka të shenjtë mbi letrën e bardhë të shkrimit. “Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyer” shkruan Jorge Luis Borges. Autorja beson tek ëndrrat dhe ka një dashuri të veçantë për ruajtjen e tyre në memorien e njeriut duke besuar në të vërtetën, po aq sa kthehet në një aleate, e cila e lidh me vendlindjen, traditat, krenarinë, dëshmitë, besën, lirinë dhe luftërat në Ballkan si pjesë e tij. Autorja e di se bota e njeriut fillon tek vetvetja, ndaj nuk harron se krijimi i një vepre letrare përfundon tek lexuesi. Arti i shkrimit të një historie, për ta njohur edhe njerëzit përreth si histori të lindur nga një ëndërr, para lexuesit bëhet gjithsesi një realitet i prekshëm, ndonëse arsyeja e brishtë e kohës së ëndërrt mund të jetë një gjendje amshimi që ndodh tek njerëzit edhe pse në formë të ëndërrt vetëm në kujtesë.
Autorja i ruan si një trashëgimi idetë e saj për të vërtetën. Në novelën “Pse u dashurove tek unë” ajo i vendos ngjarjet në një vend me fuqi për paqen, ku personazhet edhe pse të pajetë dalin të vështrojnë botën e të gjallëve, pra personazhet janë të zhveshur nga pajetësia e tyre duke u bërë pjesë e jetës që kaplon të gjallët para varreve në thelbin e të cilave jeta ka një formë tjetër. Udhërrëfyesja e kësaj historie vetë shkrimtarja Sabije Dervishi Veseli, na tregon se jeta kurrë nuk mbetet në harresë, por një arsye për ta veshur me petkun jetësor. Dialogu mes jetëve të ndryshme nga i vdekuri tek i gjalli apo nga i gjalli tek i vdekuri shkrihet në një dialog shpirtëror, ku flasin vetë shpirtërat e personazheve. Në hapësirën e jetës dhe të vdekjes edhe pse dilema mes të gjallëve dhe të vdekurve është zbuluar, dilema e shpirtërarve ende është një realitet ku njerezit e botës së gjallë i besojnë shpirtrave të ikur.

Me këtë përjetim autorja shkon deri në botën tjetër me të cilën e lidhin ëndrrat e hershme. Dilema tjetër e shkrimtares Veseli: Pse ekziston lufta? i përket një ideje të drejtë të saj, siç i përket edhe njerëzimit, ku atdheu i vërtetë kthehet në një shpirt të vërtetë. Duke krahasuar botën e të vdekurve me botën e të gjallëve, Vukovarin me vendlindjen e autores për të përcjellë një amanet njerëzor, një realitet i kahershëm i shqiptarëve i njohur në traditën e popullit tonë, përshkruar bukur edhe në veprën e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” mbetet edhe tek kjo shkrimtare ideja e besës së dhënë që përshkon librin deri në fund të tij. Kjo traditë e veçantë e shqiptarëve të cilët betoheshin për “besën” si para flamurit kuq e zi është një nyje interesante që autorja e përcjell nëpërmjet linjës së dashurisë shpirtërore. Edhe pse njeriu në kohë përjeton ngjarje të mëdha në jetën e tij, dilema e rrëfimit frymor mes shpirtërave në dy botë të kundërta duket sikur është një rrëfim aq sa jetësor edhe horror. Duke u ndodhur mes dy të kundërtave Sabije Dervishi Veseli rrëfen jetësoren edhe kur kalon ditën apo natën duke rrëfyer për një hero të kohës së shkuar të cilin lufta e ka kthyer në viktimë.

Teksa përjeton një ngjarje të frikshme në kohët moderne dhe dëgjon lutjet e një shpirti të ringjallur që do t’i takojë të përjetshmes ne lidhemi me ndjesinë e dashurisë për jetën. Autorja e shfaq personazhin e veçantë të novelës oficerin nga Vukovari me një botë të brendshme dhe të thellë, i cili në netët e kthyera në terr, dëgjon zërin e rrëfimtarit që kërkon të ndizet një qiri për shpirtin e tij. Pyetja e çiltër, “Pse u dashurove tek unë” ka kuptimin e kahershëm se njeriu nuk mund të jetojë pa dashuri, pasi në botë gjëja më e bukur që i ndodh njeriut është vetë dashuria. Udhëtimet e personazheve novelistike si të ishin në një realitet të ngjashëm me të shkuarën, na sjellin kohën e tashme, ku historia sipas autores përsëritet dhe ku ushtarët e luftës kthehen në viktima duke u lutur të mbizotërojë paqja, jo lufta.

Kjo histori nën refleksin e ëndrrës kthehet në faqet e librit si një lutje e përbotshme në fushat e betejave. Nën këtë refleks solemn, amaneti dhe besa e dhënë për ta qetësuar shpirtin e heroit, i cili fitoren e sheh si ringjallje të çdo shpirti të të rënëve në tokat e huaja deri tek kthimi i përjetshëm në tokën e tij, mbetet një porosi shpirtërore. Drejtimi i erës së lirisë drejt hapësirave, ku është toka e shpirtit të humbësve bëhet një lutje e përditshme për kthimin në tempullin e vogël të një varri, tek i cili duhet të prehet përjetësisht njeriu.

Gjuha emocionale që shoqëron novelën “Pse u dashurove tek unë” mbetet një gjuhë frymëzuese, e cila na bën të besojmë se autorja ka dashur të përdorë gjuhën e bukur të atdheut të saj për të na dhënë një vepër me vlera, duke filluar nga gjuha e rrjedhshme deri tek frazat e ndërtuara thjesht dhe bukur, që na shfaqin një kompozicion me strukturë të plotë të diskursit novelistik bashkëkohor. Mbyllja e novelës me mbajtjen e besës së dhënë të shqiptarit, tregon se kjo shkrimtare së pari shqiptare e pastaj me vlera të përbotshme na zbulon më thellë në kohë identitetin tonë kombëtar si një komb që mbetet i etur për lirinë.

* Violeta Allmuça : Ka lindur në Bulqizë në 1965. Ka mbaruar studimet e larta në Gjuhë – Letërsi dhe ka punuar disa vjet mësuese letërsie në shkollat e mesme. Është shkrimtare, autore e disa librave. Pas viteve ’90 ka botuar: “Sytë e Dritës” poezi, 1994; “Era e pasionit” roman, 1996; “Zonjusha nën mjegull” roman, 1998; “Jetoj me zjarrin” poezi, 2000; “Hije gruaje” publicistikë për Kosovën, 2001 (botuar në italisht dhe anglisht).

Violeta edhe pse e re në krijimtarinë artistike ka tërhequr vëmendjen e kritikës në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Është lakuar si stil i veçantë në antologjinë e kritikës Ballkanike. Dhe shpirti i ndjeshëm i shkrimtares V. Allmuça nuk mund ta përkundë dhimbjen në romane dhe ese, vetëm kur ajo është në grahëm. Violeta kërkon të jetë serum për t’i dhënë ndihmën e parë, për ta nxjerrë nga gjëndje Kome, këtë dhimbje që ka pllakosur një pjesë të mirë të shoqërisë sonë të traumatizuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht. Dhe kështu Violeta bëhet “viktimë” e ëndrrës së saj, për të ndihmuar njerëzit e barktisur dhe të lënë në udhëkryq. Ka kryer kurse specializimi për mbrojtjen e gruas dhe fëmijës në Angli dhe SHBA. Është drejtore ekzekutive e Qendrës së terapisë së sjelljes me qendër në Tiranë, por aktiviteti i saj mbulon të gjithë kufijtë e Shqipërisë.

Previous Post

Rama: Asnjë ndryshim në qeveri. Largimet në rast skandali

Next Post

Strazimiri: Ja dokumenti ku qeveria pranon dështimin në dy aksione të rëndësishme të policisë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Strazimiri: Ja dokumenti ku qeveria pranon dështimin në dy aksione të rëndësishme të policisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.