• Latest
  • Trending
  • All

Stemë monoetnike për shtetin dyetnik!!

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Stemë monoetnike për shtetin dyetnik!!

14/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Me stemën nënkuptohet figura (objekti ose fotografia) simbolike me te cilën shprehet në mënyrë simbolike një ide apo një mendim. Duke pasur karakter të tillë, stema shërben si një shenjë identifikimi të institucioneve të caktuara, të partive politike, të organizatave ndërkombëtare etj. Stema kanë edhe shtetet. Emblema shtetërore janë stema dhe flamuri. Këta simbolizojnë sovranitetin e shtetit dhe individualitetin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Stema shtetërore rëndom përbëhet prej elementeve të cilat shprehin dhe karakterizojnë lindjen apo zhvillimin historik të një shteti, rendin politiko-shoqëror të tij ose ndonjë veçori tjetër të shtetit, përkatësisht të popullit. Stema dhe flamuri shpeshherë janë shprehje e traditës. Te shtetet bashkëkohore, këto emblema kryesisht rregullohen me kushtetutë. Në shtetet federale stema paraqet simbolikisht karakterin politiko-shoqëror të shtetit dhe bashkimin e popujve dhe të njësive politiko-territoriale të tij.
* * *

Projektligji për stemën shtetërore të Maqedonisë, i propozuar dhe i miratuar nga kabineti qeveritar, nuk përmban asnjë shenjë apo element të bashkësisë etnike shqiptare. Ndaj shtrohet pyetja: Si është e mundur që një projektligj i tillë të jetë votuar dhe të jetë mbështetur nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë?! Si është e mundur të mos jetë refuzuar prej tyre?! Kjo tregon se ata:
– nuk kanë njohuri se ç‘do të thotë stemë shtetërore;
– nuk kanë njohuri për rëndësinë e stemës shtetërore në shtetet dyetnike siç është Maqedonia;
– nuk janë të interesuar të angazhohen rreth çështjes së sipërthënë;
– nuk përfillen në mbledhjet e qeverisë;
– nuk janë të barabartë me ministrat maqedonas të kabinetit qeveritar;
– nuk janë të informuar për reperkusionet e miratimit të një ligji të tillë;
– nuk e respektojnë Marrëveshjen e Ohrit;
– janë pengje të interesave meskine vetanake;
– janë nën hipotekë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Miratimi i projektligjit të sipërthënë edhe nga ministrat shqiptarë dëshmon se:
– në mbledhjet e qeverisë nuk ka dialog të njëmendët;
– në mbledhjet e qeverisë mungon transparenca më elementare;
– përfaqësuesit shqiptarë në qeveri i janë nënshtruar disiplinimit;
– qeveria funksionon me metoda autoritare dhe me metoda të sofistikuara despotike;
– në kabinetin qeveritar mbizotëron autoritarizmi dhe arbitrarizmi;
– përfaqësuesve shqiptarë u mungon guximi;
– përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk janë të pozicionuar si duhet, për të mos thënë janë të depozicionuar.

Me një fjalë, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, ose s’dinë, ose s’duan, ose s’mundin, ose s’kanë guxim.
Kur është fjala për simbolet shtetërore, ku bëjnë pjesë stema dhe flamuri, duhet harruar çfarëdo interesi personal, koniunktural apo partiak. Simbolet e shtetit, siç janë stema dhe flamuri, nuk janë çështje individësh, grupesh, koniunkturash apo partish. Ato janë çështje me interes të përgjithshëm, janë çështje kombëtare. Simbolet e shtetit – stema dhe flamuri nuk janë çështje të një nomenklature, konjukture apo establishmenti, për interesa momentalë, por janë çështje me dimension historik. Simbolet shtetërore – stema dhe flamuri, nuk janë çështje materiale, financiare apo infrastrukturore. Ato janë çështje me karakter kombëtar dhe me përmasë politike. Çështjet me karakter kombëtar dhe me përmasë politike, nuk këmbehen me vlera materiale, financiare apo infrastrukturore.
Simbolet e shtetit – stema dhe flamuri, i vënë përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë para përgjegjësisë historike. Lidhur me stemën shtetërore që propozohet, partia shqiptare në pushtet d.m.th. BDI-ja, mban përgjegjësi historike para:
– luftës së 2001-shit;
– ish-ushtarëve të UÇK-së;
– dëshmorëve të luftës së 2001-shit;
– invalidëve të luftës së 2001-shit;
– Marrëveshjes së Ohrit;
– popullit shqiptar në Maqedoni;
– kauzës kombëtare shqiptare;
– historisë.

Qëllimi i VMRO-së është të devalvojë, d.m.th. të zhvlerësojë luftën e 2001-shit dhe Marrëveshjen e Ohrit. VMRO-ja synon të krijojë rrethana të tilla që shqiptari i rëndomtë të pyesë: “Vallë, për këtë u bë lufta?!” Ç‘ndryshime na solli lufta?!, Përse u bë lufta?! VMRO-ja nacionaliste synon të krijojë rrethana të tilla që shqiptari i zakonshëm të thotë: “Statusi politik i shqiptarëve, pas 2001-shit, a dallohet nga statusi politik i tyre, para 2001-shit?!“ “Statusi politik i shqiptarëve sot është njësoj si në periudhën para Marrëveshjes së Ohrit!!”
VMRO-ja ka një synim akoma më djallëzor – të krijojë rrethana që shqiptarët të thonë: “Sot jemi njësoj si në komunizëm!!” ose “Sot jemi më zi se në komuzimë”. Luftën e 2001-shit, VMRO-ja e ka kompleks të përhershëm. Faktori politik shqiptar nuk duhet të lejojë një situatë të tillë.
Në sistemin monist ka pasur diktaturë, kështu që përfaqësuesit shqiptarë të cilët kanë qenë të përfshirë në institucionet e sistemit, s’kanë mundur të çelin gojën dhe të thonë një fjalë të vetme në dobi të popullit të vet. Por sot kemi pluralizëm politik. Në një sistem pluralist ekziston liria dhe e drejta kushtetuese për ta kundërshtuar një vendim arbitrar, të padrejtë dhe të paqëndrueshëm. Po qe se faktori politik shqiptar nuk e shfrytëzon këtë të drejtë demokratike që ia mundëson vetë natyra e sistemit pluralist, atëherë shtrohet pyetja: Përse?! Dhe vetvetiu rezulton përgjigjja: ose s’di, ose s’do, ose s’mund, ose nuk guxon.
Në shtetet dyetnike si ç‘është Maqedonia, për çështjet me dimension politik duhet të arrihet marrëveshje politike ndëretnike. Për simbolet shtetërore siç janë stema dhe flamuri, nuk vendoset çdo ditë, apo kur t’i kujtohet ndokujt. Kur për to vendoset një herë, ato më nuk ndryshojnë lehtë. Për ndryshimin apo për ndërrimin e tyre, duhet pritur dekada dhe shekuj. Simbolet shtetërore janë çështje brezash dhe momentesh historike.
Propozimi i një steme shtetërore të këtillë është në kundërshti me përbërjen dyetnike të Maqedonisë. Faktori politik shqiptar në Maqedoni duhet të marrë shembullin e stemave të shteteve dyetnike apo tre-etnike siç janë Belgjika – e banuar nga valonët dhe flamanët apo Zvicra – e banuar nga gjermanët, francezët, italianët dhe retoromanët.
VMRO-ja synon të krijojë një Maqedoni unitariste, monoetnike dhe centraliste. Kjo ideologji e saj nacionaliste është retrograde dhe anakronike. Shekull i kombeve ka qenë shekulli XIX. Romantizmi nacionalist i ideologëve të VMRO-së është inkompatibil për shekullin XXI dhe në kundërshti të plotë me procesin e integrimit në familjen euro-atlantike.
Për t’u bërë ballë vendimeve njënacionale të Gruevskit, ministrat shqiptarë kanë dy mënyra:
– e para, të heqin dorë nga privilegjet personale;
– e dyta, të refuzojnë në mënyrë të prerë politikën antishqiptare të VMRO-së.

Faktori politik shqiptar duhet t’u thotë me vendosmëri edhe qendrave politike ndërkombëtare të vendosjes: Uashingtonit dhe Brukselit,se shqiptarët në Maqedoni janë për paqe dhe stabilitet, por jo në kurriz të shqiptarëve të varfëruar. Po këtë duhet t’ua përcjellin edhe qendrave politike shqiptare të vendosjes – Tiranës dhe Prishtinës.
Stema shtetërore e propozuar nga qeveria e Shkupit nuk përmban asnjë element shqiptar. As nga historia e popullit shqiptar, as nga kultura dhe tradita e tij. Kësaj steme të propozuar nga qeveria, i del zot Bullgaria. Historianët sllavo-maqedonas ndërkaq, janë të ndarë: disa sish thonë se është bullgare, ca të tjerë thonë se është maqedonase. Pra, askush nuk thotë se ka, qoftë edhe një fije elementi shqiptar. A nuk tregon kjo se ajo fare s’ka të bëjë me shqiptarët.
BDI-ja, edhe pse është parti e bashkëqeverisjes me VMRO-në, ajo natyrshëm duhet të jetë edhe oponente e saj, për arsye se:
– VMRO-ja është parti ultranacionaliste;
– ideologjia politike e VMRO-së synon një Maqedoni unitariste, monoetnike dhe centraliste;
– sipas VMRO-së, shqiptarët në Maqedoni nuk janë veçse minoritet.
– BDI-ja, edhe pse pjesë e bashkëqeverisjes, në radhë të parë përfaqëson bashkësinë etnike shqiptare;
– me një parti nacionaliste si VMRO-ja, faktori politik shqiptar në çdo çast duhet të jetë vigjilente, d.m.th. në krye të përgjegjësisë historike.
Në rastin e stemës shtetërore, BDI-ja nuk përgjigjet para elektoratit të vet, por para popullit shqiptar, para historisë. Elektorati partiak është një çështje që nuk çon shumë peshë. Një parti që është 12 vjet në pushtet, s’e ka vështirë të ketë elektorat. Në këtë kohë papunësie enorme, shpresa e rinisë së papunësuar vetvetiu lidhet me partinë në pushtet që premton punësime.
Faktori politik shqiptar duhet ta refuzojë stemën e propozuar dhe t’i imponojë faktorit politik sllavo-maqedonas zgjidhjen parimore të simboleve shtetërore siç janë stema dhe flamuri, duke përfshirë edhe himnin e shtetit. Simbolet shtetërore të Maqedonisë duhet të jenë me shenja dhe tipare dyetnike, ngase vetë shteti është dyetnik. Nuk është e rastit që asnjë shqiptar në Maqedoni nuk e respekton as stemën shtetërore, as flamurin shtetëror dhe as himnin shtetëror, për arsye se ato identifikohen me bashkësinë etnike sllavo-maqedonase.
Ideologjia e VMRO-së është pa perspektivë, për arsye se synon të krijojë shtet:

– në tokë të huaj, si ç’është pjesa veriperëndimore, e banuar kryesisht me shqiptarë;
– me histori dhe simbole të huaja, siç janë këto bullgare.

Faktori politik shqiptar nuk duhet t’i japë legjitimitet një uzurpimi të tillë.

Previous Post

Ndërroi jetë shkrimtarja Rozi Theohari

Next Post

Presidenti dekreton nesër datën, zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Presidenti dekreton nesër datën, zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.