• Latest
  • Trending
  • All

Ndërroi jetë shkrimtarja Rozi Theohari

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ndërroi jetë shkrimtarja Rozi Theohari

14/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Frank Shkreli

Të shtunën më 13 dhjetor ndërroi jetë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Rozi Theohari e njohur si shkrimtare, publiciste, poete, përkëthyese dhe autore e dhjetëra veprave në prozë dhe poezi – veprat e së cilës njihen jo vetëm në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Unë e kujtoj Rozin nga komunikimet që shkëmbenim nga hera në herë me e-mail ndërkohë që i ruaj të gjitha librat e saja që ajo pati mirësinë të m’i dërgonte gjatë viteve. Lajmi i papritur se Rozi — e njohur në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare në Amerikë si shkrimtare dhe publicist e dalluar, ndërroi jetë në Boston –pikëlloi dhe varfëroi komunitetin shqiptaro-amerikan, miq e dashamirë dhe të gjithë ata që e njohën atë për së afërmi dhe për së largu. Rozi ishte e dashur me të gjithë dhe puna e saj çmohet dhe respektohet nga të gjithë. Ajo mbante lidhje edhe prej së largu me njerzë — siç ishte rasti me mua, ndonëse nuk ishim takuar ndonjëherë — nga ajo njohuri edhe unë e ndjejë zbrasëtinë që ajo la në komunitetin shqiptaro-amerikan. Komunikimi im i fundit me Rozin ishte në tetor, kur ajo pati mirësinë të më postonte librin e saj botuar kohët e fundit në Tiranë, me titull, “Potpuri Dardhare, Kujtime nga Fëmijëria dhe Jeta e Shkollës”. Sikurë paska dashur të linte pas jo vetëm amanetet e saja, por edhe një pëmbledhje të drejtë për drejtë të kujtimeve të saja, të cilat përbëjnë bazën e këtij libri. Aty, ajo shkruan për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të dardharëve që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës andej nga fillimi i shekullit të kaluar, e për të cilët shprehet Rozi, “Nënat dhe gjyshet tona dardhare u thinjën duke pritur tërë jetën që t’u këtheheshin shëndosh e mirë bashkshortët nga Amerika”.

Në Librin e fundit që më dërgoi Rozi me dedikimin e saj, ajo përshkruan hollësi mbi emigrimin e dardharëve, të cilat thotë ajo për ‘të përbëjnë edhe një “sfond historik tepër domethënës dhe mbështetës për ngjarjet e përjetuara prej meje e të pasqyruara në këto faqe kujtimesh”. Duke iu drejtuar lexuesit, në librin e saj të fundit, ajo e konsideron këtë “sfond historik” si “një fill real i pashmangshëm qytetërimi e fisnikërie që lidhë brezat e ndryshëm dardharë, ashtu siç është edhe plaga e dhimbshme e kurbetit, që ka përcaktuar në një masë të madhe jetën e atij fshati.” Nën efektin e kësajklime, shkruan Rozi Theohari, ka rrjedhur edhe ai vrag ngjarjesh , “ku kam qenë e përfshirë edhe unë në kohën time, e të cilat në mënyrë figurative i kam emërtuar, “potpuri dardhare”, paqyrimi i të cilave mëton të tregojë jo thjesht jetën e një vajze dardhare, por edhe vlerat e gjithanshme natyrore, atdhetare, morale e njerëzore të Dardhës, fshtatit tonë të dashur. Ato vlera që përbejnë magjinë e papërsëritshme të atij këndi të bekuar në prehër të Moravës”, shkruan Rozi në paraqitjen e veprës së saj të fundit, të cilën ma kishte postuar, siç duke pak kohë para se të sëmuhej.

Veprat dhe puna e autores Rozi Theohari janë vlerësuar nga lexues të thjeshtë dhe nga personalitete shqiptare dhe amerikane. At Artur Liolini, Kancelari i Katedralës Orthodokse Shën Gjergji në Boston është shprehur në një mesazh drejtuar Rozit se, “Vërtetë, jeni shkrimtare jo vetëm me laps, por me zemër, sytë e mendje të pastër e të thellë… Shkrimet tuaja përmbeldhin jo vetëm faktet, por edhe frymën. Të gjithë duhet tu jemi mirënjohës”, shkruan udhëheqsi i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë.Ndërsa ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, William Ryerson falenderon Rozin për prezantimin e historisë së shqiptarëve mërgimtarë, sidomos atyre që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se, “Ardhësit e parë shqiptarë këtu në Amerikë kanë ndikuar në lidhjet mes dy vendeve tona dhe mendoj se ata duhet të jenë krenarë për rritjen e miqësisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë deri nëatë nivel që ka arritur sot”, është shprehur ish-ambasadori i parë amerikan në Tiranë. Ndërkohë, i ndjeri Peter Prifti e ka vlerësuar punën e Rozit Theoharit duke thënë se, “Me shkrimet tua, z. Theohari, jo vetëm që e informoni dhe e edukoni lexuesin, por ato në përgjithësi janë shkruar me fantazi poetike dhe vende vende me metaforë të gjetur…Mund të them”, shkruan Profesor Prifti se, “në fushën e shkrimeve për shqiptarët e Massachussetsit — të gjallë e të vdekur — ti ke arritur të bëhesh dhe të njihesh si “Zëri i Shqitarizmit”. Ndërsa përkthyesja Donika Omari e ka vlerësuar më së miri punën dhe personin e Rozi Theoharit duke u shprehur se kontributi i saj paraqitet me “Shumë fisnikëri, me shpirt plot dashuri për gjyshër e prindër, për të afërm e për të largët, për të huaj e për bashkatdhetarë, qofshin ata nga Dardha e origjinës a po nga Kosova e jashtë kufijve.” Donika Omari thotë në një letër drejtuar Rozit e botuar në librin “Potpuri Dradhare” se Rozit nuk i mungonte energjia, kureshtja, dhe as përgatitja por mbi të gjitha këto cilësi, ajo thotë se Rozi dallohej për ndjeshmëri dhe talent.
Anëtare dhe pjesëmarrëse e denjë në aktivitetet e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përveçse kontriboi me shkrimet e saja në fushën e publicistikës në shqip dhe anglisht, Rozi ishte përveç tjerash edhe anëtare aktive e Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe e Organizatës Pan-Shqiptare Vatra. Raimonda Moisiu, Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në njoftimin për vdekjen e anëtares Rozi Theoharit, e cilësoi atë si një “transmetuese e përhapjes së humanizmit”, duke shtuar se “Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, ese, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Illyria, revista Kuvendi dhe Fjala e Lirë në Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si Vendi i Lirisë e i demokracisë, i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë.” Aktive dhe e palodhur deri në ditët e fundit të jetës së saj, në reagimin e saj, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me rastin e vdekjes së Rozit, shprehet se, “Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe Rilindja Kombëtare e Nolit, Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit, Josif e Vasil Panit, Goni Katundit, Kol Tromarës, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Çamërisë, e shqiptarëve të vjetër e të rinj, që jetojnë e punojnë në Boston. Ajo manifestoi talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane”, përfundon njoftimin Shoqata e Shqkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me rastin e vdekjes së Rozi Theoharit (Çeku).

Ndërsa, ndër reagimet e para ishte edhe reagimi në emër të Organizatës së Gruas Shqiptaro – Amerikane “Hope & Peace” (Shpresë dhe Paqë), nga themeluesja Mimoza Dajçi e cila shprehet për vdekjen e Rozi Theoharit duke thënë se,”Me shumë hidhërim po e përjetojmë humbjen e të ndjerës Rozi! Ajo nuk do t’i mungojë vetëm familjes, shqiptarëve por dhe popullit amerikan, e cila me penën e saj të ndritur bëri të njohur në botë intelektin, guximin, butësinë e ngrohtësinë e femrës shqiptare”, shkruan Mimoza Dajçi, në emër të Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane.
Lajmi i vdekjes së Rozit u prit me pikllim të sinqert prej të gjithë atyre që e njihshin atë në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. Rozi kishte një rreth të gjërë simpatizuesish për natyrën e saj fisnike dhe ishte shumë e shoqërueshme. Ajo la gjurmë në historinë e jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe në Dardhën e saj të dashur dhe mbarë shqiptarizmin. Familjes, farefisit, dardharëve kudo në mërgim dhe në Shqipëri, dhe të gjithë përkrahsve të veprimtarisë tone kulturore, për humbjen e bijës tuaj fisnike dhe të gjithë atyre që e njohën Rozi Theoharin — nga afër dhe nga larg — ngushëllimet dhe përdhimtimet më të sinqerta.


KUSH ËSHTË ROZI THEOHARI – Marrë nga libri I fundit “Potpuri Dardhare”.

Rozi Theohari vjershat dhe prozat e veta i botoi qysh në vitet’ 60 në gazeta e revista të ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Ka lëvruar vjershat humoristike e tregimin humoristik, si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar disa libra: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndricim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.” Për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime.

Rozi emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.” Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane.Që prej 13 vjetësh në Amerikë vazhdon të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”.

Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Two Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje Dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”; në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip.

Rozi vazhdon një aktivitet të mirë letrar në USA.Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe boton rregullisht në revistën “Pena” të kësaj shoqate. Po ashtu, boton vazhdimisht në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”, si dhe në gazetat lokale te Massachusettsit, përfshirë edhe gazetën Dielli etj.Ka vite që ajo ishte edhe anëtare e disa klubeve të shkrimtarëve amerikanë dhe boton poezi në anglisht në gazetat lokale të Bostonit dhe merr pjesë aktive në aktivitetet kulturore dhe shoqërore të Bostonit dhe shtetit Masaçusets.

Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”.

Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.Në vitin 2011 u nderua me çmimin “Mirënjohje” nga Shoqata “Kosova” e Bostonit.Në vitin 2012, Rozi u nderua me Çmimin “Service Award” nga North Shore Community College, Massaçusets.Po në vitin 2012 ajo u nderua me çmimin “Fan S. Noli”, nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në botë, “Drita” për librin e saj “Kur çelin magnoliet në Boston”.

Previous Post

Stema e shtetit do të ndryshohet, a mundet edhe flamuri?

Next Post

Stemë monoetnike për shtetin dyetnik!!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Stemë monoetnike për shtetin dyetnik!!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.