Sot, më 3 Dhjetor, shënon Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo ditë është shpallur që në vitin 1992 nga Asambleja e Kombeve te Bashkuara, me qëllim promovimin, kuptimin e çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për të drejta dhe mirëqenien e PAK.
3 Dhjetori ofron një mundësi për të rritur më tej ndërgjegjësimin për aftësinë e kufizuar dhe aksesin, si çështje kryesore e zhvillimit, për të përkrahur përpjekjet globale, për të promovuar qasje dhe për të hequr të gjitha llojet e pengesave. Gjithashtu në ditën e sotme kujtojmë që duhet të ketë barazi në pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, duke e modeluar të ardhmen për të gjithë.
Mesazhi i qeverisë në vitin 2013 ishte: “Të thyejmë Barrierat – Të hapim Dyert: Për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe zhvillim për të gjithë”.
Pritet që edhe ditën e sotme të zhvillohen aktivitete të ndryshme të organizuara nga PAK në mbështetje me qeverinë, në mënyrë që të ndërgjegjësojnë shoqërinë për të drejta të barabarta.















