Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të debatit në Parlamentin Evropian deklaroi se për Kosovën është me rëndësi të nënshkruhet një marrëveshje e Paqes, e cila do të nënkuptonte njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. “Normalizimi i raporteve është larg nga momenti kur mund ta quajmë si punë të kryer. Prioritetet në dialog do të jenë këto – së pari përmbushja e të gjitha marrëveshjeve pa i rinegocijuar ato, së dyti, shpërbërja e të gjitha strukturave paralele, së treti, integrimi i serbëve të Kosovës në institucionet e shtetit, së katërti prania e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe në OKB, dhe së pesti njohja e ndërsjellë. Për ne është i rëndësishëm arritja e një Traktati të Paqes” tha ministri i jashtëm në largim Enver Hoxhaj, shkruan Koha. Sipas tij, arritja e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes një “dokumenti obligues ligjor”, është njohje e ndërsjellë. Parlamentarët evropian edhe ata nga Parlamenti Evropian, por edhe kolegët nga asambletë e vendeve anëtare, kanë mbështetur vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë një debati dyditësh të organizuar në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















