Ushtarakëve u ndalohen me ligj ngacmimet seksuale. Ky projektligj është miratuar ditën e djeshme në Komisioni e Ligjeve. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se nisma për ashpërsimin e masave disiplinore synon të sjellë rregullimet e vërejtura vitet e fundit, duke përmendur ngacmimet seksuale në Ushtri. “Të gjitha janë këto fenomene të vërejtura gjatë këtyre viteve, si dhe shkelje të tjera disiplinore, siç mund të jenë ngacmimet seksuale apo shkelje të tjera të shkaktuara dhe të sanksionuara në ligjin e disiplinës edhe në shumë vende anëtare të NATO-s”, tha Kodheli. Ministrja theksoi dje se me ndryshimet në ligj synohet të mbrohet dinjiteti i ushtarakëve dhe figura e tyre, duke i ndaluar pijet alkoolike gjatë orarit të punës apo mbajtjen e armës pa autorizim. “Shkelje të disiplinës që synojnë të ruajnë figurën dhe dinjitetin e ushtarakut si përdorimi i pijeve alkoolike, gjatë orarit të punës, apo përdorimi dhe shfrytëzimi i korrespondencës zyrtare për qëllime private. Shkelje disiplinore që lidhen me mbajtjen dhe përdorimin e armëve të paautorizuara, apo mos raportimi i armës”, u shpreh ministrja. Më tej, ajo saktësoi dhe autoritetet, të cilave u jepet e drejta për të dhënë masa disiplinore, duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, shefi i shtabit etj. Po ashtu, sipas ministres, për ushtarakët përcaktohen rregulla të qarta për administrimin e informacioneve të klasifikuara apo ndalimi i dhënies së informacioneve medias.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















