Një 68-vjeçar nga Vitaku i Skënderajt ka vrarë veten në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 21:00.
Familjarët e të ndjerit e kanë raportuar rastin në polici. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët kujdestarë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skënderaj, të cilë kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen e 68-vjeçarit.
Burime në Shërbimin e Emergjencës në QKMF-në e Skënderajt kanë bërë të ditur se 68-vjeçari Islam Taraku ia ka marrë vetes jetën me revole. Arma është gjetur pranë trupit të tij.
Bashkëfshatarë të Tarakut janë shokuar pas lajmit për vetëvrasjen e tij. Ata kanë thënë se Islami asnjëherë nuk ka treguar shenja nervoze. Përkundrazi, gjithmonë ka qenë i hareshëm.
Sipas tyre, edhe gjendja materiale e tij dhe e familjes së tij ka qenë solide















