• Latest
  • Trending
  • All

Skënder Përpepaj: “Guximi është çelësi i suksesit”

23/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

Skënder Përpepaj: “Guximi është çelësi i suksesit”

23/05/2017
in Udhetimi im

I thjeshtë dhe modest pavarësisht se është shumë i suksesshëm. Shprehet se gjithçka ka qenë rastësi. Ai mendon që gjithçka nisi si rrethanë e kushteve të asaj kohe. Bëhet fjalë për një model të shqiptarit të suksesshëm, pjesëtar i një familje të madhe, i lindur dhe edukuar nga dy prindër të shkëlqyer, konservatorë në ide e principe.
U lind në një ndër krahinat më të bukura dhe më të vështira njëkohësisht, për tu përshkuar dhe ku ambiciet herë-herë kufizoheshin për vetë sistemin që jetonin.
Ishte insistimi i tij që të konvertonte ecjet në dëborë në udhëtime konkrete, të konvertonte sakrificat e vegjëlisë në themelet e burrit që është sot. Ishte bindur për çka donte.
Skënder Përpepaj as që e kishte menduar Londrën ndërsa në atë kohë udhëtonte drejt Tiranës për të vazhduar studimet e ëndërruara prej kohësh. Pas profilizimit të detyruar në atë kohë, ishte e pamundur të zgjidhje ëndrrën për të cilën nuk hoqi asnjëherë dorë. Ai ndoqi dëshirat e tij rinore për të ecur në një rrugë që do ti sillte suksesin.
Ishin një eksperiencë nga më interesantet të punojë në Mëmëdhe, në ato kohë kur ishte tepër e vështirë ngjizja e shpresës, kur mundi dhe sakrifica nuk vlerësoheshin e aq më pak të shpërbleheshin, kur hapësirat dhe mundësitë ngushtoheshin gjithnjë e më shumë.
Nuk ishte e mjaftueshme asgjë për të përmbushur ëndrrën e tij, që kalonte caqet e një kufiri shtetëror. E ashtu si ëndrrat e vegjëlisë u mpleks tek Skënderi kërkimi i hapësirave të tjera.
Destabilizimi që ndodhi në Shqipëri në ato vite vulosi përfundimisht vendimin e dhimbshëm, për t’u nisur drejt ëndrrës me destinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët u nisën për një fillim të ri në Londër.
Eksperiencat e tij në biznes ishin një CV e vyer, duke marrë parasysh vështirësitë dhe përtalljet në të kaluarën, gjë që e bënte të lehtë ndërtimin e një biznesi në Londër.
Është historia e njëjtë si e shumë mërgimtarëve shqiptarë, që duhet të nisin udhëtimin në stacionin e largët, nga bankat ku mësohej anglisht, për të arritur realizimin e asaj çfarë quhet realizim vetvetësor.
Integrimi me dinjitet në një vend të huaj është një mision më vete. Skënderi kurrsesi nuk mund të ishte ai punëtori i thjeshtë, që mjaftohej të ishte i punësuar dhe të merrte një pagë të kënaqshme. Nuk i mungonte aspak guximi ashtu si vlerat e tjera me të cilat ishte gatuar që në fëmijëri.
Vit pas viti do të kalonte stacionet që e çonin drejt suksesit pasi kishte themeluar kompaninë e tij dhe ku punëson me dhjetëra shqiptarë dhe të huaj.
Prej më shumë se 10 vjet operon në fushën e ndërtimit ku numëron me qindra projekte kryesisht në Londër, që fillojnë nga ato lokale e deri në projekte komerciale. Gjithmonë duke ruajtur një profil modest vazhdon të jetë aktiv me projektet të ndryshme. Ishte kënaqësi komunikimi kaq i natyrshëm mund të dëgjoje këtë histori suksese.
Për sa i përket pyetjes se cili është çelësi i suksesit Z. Skënder do ta perlufizonte këtë çelës me fjalën guxim.
sken“Të guxosh, do të thotë të mos privohesh nga frika e humbjes dhe në biznes nuk mund të promovohesh nëse mungon guximi. Ai shprehet se Jeta është një luftë e ashpër, ku të duhet të përballesh me sakrifica që në fëmijëri , forca vjen e shtohet pas çdo përballje, gjatë rrugës konfirmohet me një guxim admirues, me të cilin mund të arrish të udhëtosh gjatë e të vendosësh paqe midis jetës tënde dhe çka të rrethon”.
Njëkohësisht ai nuk mund harronte pa përmendur gdhendësit e këtij çelësi që nis me prindërit, të cilët i dhanë leksionet e para, udhëtarët e të tashmes nga të cilët fiton leksionin e praktikës dhe familja që është forca e këtij çelësi.

Duke biseduar me Z. Skënder I drejtohemi me pyetjen se çfarë është atdheu për të, ku ai shprehet se Atdheu për të identifikohet ndryshe si vendlindja e tij. Vendi i gjuhës dhe i kulturës së pacunguar, me të cilën prezantohet me kokën lart ngado, pa dashur të jetë nacionalist në tepri, pasi gjithmonë ka besuar që është qytetar i botës.
Kurrsesi nuk mund të harrohet kontributi i Skënder Perpepaj në komunitet, ku gjithmonë e ka dhënë në heshtje duke dashur të bëj gjënë e duhur aty ku duhet dhe kur duhet. Ka mikpritur me dhjetëra punonjës të komunitetit ku me dëshirë u ka dhënë mundësinë e parë në fillimet e tyre dhe ndihmuar me integrimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Punësimi është një çështje primare në këtë vend ku komuniteti jonë është shpërngulur dhe si primar bëhet i domosdoshëm. Kur ka domosdoshmëri, ka nevojë, e ai është gjendur gjithmonë aty për të ndihmuar e lehtësuar sadopak vështirësitë me të cilat ato mund të përballen.
Natyrisht nuk ka harruar në asnjë moment ndihmën për vendlindjen e largët, Lekbibaj
Ai shprehet se “komuniteti ynë në Britaninë e Madhe ka nevoje për më shumë integrim, dhe gjetja e urave lidhëse midis dy vendeve do lehtësonte shumë qëndrimin e çdo bashkëkombësi këtu. Mbi të gjitha komuniteti ynë ka nevoje për një zë dhe grupim”.
Ai shikon shumë përçarje qoftë kjo nga individë të caktuar apo nga grupime lokale.
“Vetëm të bashkuar mund të sjellim shembuj pozitiv dhe të bëjmë gjëra konkrete. Të bashkuar identifikohemi më mirë dhe mënyrat e bashkëpunimit bëhen më të lehta.
Të bashkuar ne mund të sjellim ndryshime dhe një fryme të re në brezat e rinj. Duhet të jemi të bashkuar, nën drejtimin e duhur për tu përfaqësuar siç duhet. Thënë ndryshe është si të shohësh televizor dhe mos të bashkohet zëri me figurën”.
Duke i uruar suksese në udhëtimin e tij, besojmë se modele të tilla do të jenë frymëzuese për shqiptarët e Britanisë dhe më gjerë, kryesisht për brezin e ri.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020
Previous Post

ALDA DIZDARI, Përtej një tingulli të zjarrtë shqiptar në Londër

Next Post

Këshilli Prokurorial nesër diskuton për vazhdimin e mandatit të prokurorëve të EULEX-it

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Këshilli Prokurorial nesër diskuton për vazhdimin e mandatit të prokurorëve të EULEX-it

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.