Ky këshill nesër do të mbajë mbledhje e rregullt, ndërsa njëra ndër pikat e rendit të ditës që do të diskutohet, sipas njoftim të Prokurorisë, do të jetë edhe çështja e mandatit të prokurove të EULEX-it, përcjell lajmi.net.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 17 qershor të këtij viti, vendimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite./ lajmi.net
Pikat e rendit të ditës do të jenë:
Aprovimi i rendit të ditës;
Aprovimi i transkriptit dhe procesverbalit të takimit 118 të Këshillit Prokurorial të datës 07 korrik 2016;
Kërkesa për vazhdimin e mandatit të prokurorëve të EULEX-it;
Rregullorja Nr.07/2016 për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës;
Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Rregullores Nr.01/2015 mbi Rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të projektit TIK/SMIL;
Raporti i Komisionit për Vlerësim të Performances së 11 prokurorëve;






















