• Latest
  • Trending
  • All

Skandali i diplomatit shqiptar në vitet ‘30 në Sofje: Përdhunoi shërbyesen

04/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Skandali i diplomatit shqiptar në vitet ‘30 në Sofje: Përdhunoi shërbyesen

04/06/2016
in Histori

Një skandal ndodhi në Legatën Shqiptare në Sofje, në vitin 1931, ku ministri i Zogut (konsulli) përdhunoi shërbyesen, e cila nga turpi tentoi të vetëvritej me revolverin e dhunuesit, Qemal Messaresë. Më poshtë mund ta gjeni dëshminë me shkrim të shërbëtores, notën e protestës së komunitetit shqiptar drejtuar Kryeministrit të kohës, Pandeli Evangjeli, dhe mohimi nga ana e Messaresë…
“Vero tipo di avventuriero”, ky ishte përkufizimi që përcaktonte natyrën e ministrit të Jashtëm të Zogut, në dosjen e tij, Qemal Messare, tipar ky që e penalizoi deri në shkarkim nga posti i ministrit. Në të vërtetë, detyra ishte ajo e një konsulli në Sofje, por përcaktimet e kohës e quanin ministër.

Siç thuhet nga të dhëna të shkurtra rreth tij, sepse dosjen nuk e kemi parë, Qemal Messare ishte njohur me Zogun në Vjenë, e prej miqësisë që u krijua, ky i fundit e përfshiu në pozicione qeverisëse deri sa fjalët rreth tij morën dhënë. Nga dokumente kuptohet lehtë skandali i bujshëm në Sofje kur Messare përdhunoi shërbyesen e tij në Legatën shqiptare atje.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

E turpëruar, së pari, Darinka Pavlova e mbajti këtë gjë për vete, derisa vendosi ta bëjë publike që në mos për tjetër, të shpërblehej financiarisht. Çështja shkoi deri te Kryeministri i atëhershëm Pandeli Evangjeli, të cilit, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Sofje, duke u ndier të turpëruar, pasi konsulli u kishte vënë “damkën e turpit”, i kërkonin me urgjencë largimin e tij nga detyra. Madje ata kishin menduar të bënin edhe protesta me këtë rast, por ishin përmbajtur për të ruajtur imazhin e Shqipërisë dhe të Mbretit.

Nga ana tjetër, Messare, në një letër dërguar Këshillit të Deputetëve, mohon gjithë çka thuhet për të, sado që mundësia për t’i besuar është e pakët, duke qenë se në hetimin e ngjarjes, përveç mjekut ishin edhe një grup shqiptarësh, drejtues të Legatës, të cilët kërkojnë shkarkimin e tij. Ngjarja ndodh në vitin 1931 në Sofje, ku gazeta “Dëshira” boton letrat e Darinka Pavlovës, për të bërë publik shqetësimin e saj.

Se ç’rrëfen ajo vetë dhe se ç’thonë shqiptarët e tjerë që punonin në Sofje gjatë kohës, “Panorama” i ka zbardhur më poshtë.

Sot në 9 mars 1931, përpara z. Sherif Tetova (banon në Sofje), z. Kristian Kastrioti banon në Plaven, z. Jani Anastasit dhe Adhan Shkaba banojnë në Sofje, u shkrua sipërpërmenduri Proces – Verball, than prej z. Darinka Pavlova, 20 vjeç, lindur prej kat. Goroçevi-Trni, banon në Sofje prej gjasht vjet, në profesion shërbetore.

z/ Un Darinka Pavlova 20 vjeç, profesion shërbëtore, lindur prej kat. Goroçecvci-Trni, gjasht vjet banoj në Sofje ku kam rrojtur në profesionin si shërbëtore.

Para se të vendosem si shërbëtore në Legatën shqiptare punoja si shërbëtore te z. Kiro Tomoffku shërbenja për katër vjet. Masi dolla prej z.Tomoff u vendosa te konsulli shqiptar i Legatës shqiptare në Sofje në muaj korrik 1930 ku mas tre javësh shërbim, nji dit kur më thiri në odën/oda ku fle ministri që ti shpija një gjë për të pir, ay kyçi derën e odës dhe me forcë më çnderoi, un e trembur prej kësaj nuk kisha fuki dhe nuk isha në vehte që të pronjesha. Kur u çnderova, më erdhi gjak derdhje prej…./ organi/ dhe tepër e trembur pa të lajmëror shtëpisë e z.Qemal Massares nënën dhe motrën e tij, u parakita te Dr. Triçkoff i cili më shikoj dhe më dha ndihmën e par, dhe më dorzoj certificatin për të vërtetuar ku do ta presantoj.

Në Legatën shërbeva dhe pak kohë deri sa u kthyen z. Messarae prej Shqipnije ku masi më çnderoi bëri udhëtim.

Shum her kërkonja rast që të vras veten time deri sa isha në Legat por armën që kish e kishte mbyllur në tiroar dhe nuk munda ta bënja këtë në atë moment. Shërbeva dhe pak kohë në Legatën, pa të tregoj kurrkujt gjë, për çnderimin që më bëri me që kisha turp her për her.

Shkurtimi mbi letrat që drejton Federata “Dëshira” Qeveris Mbretnore

Zotni Ministër

Nga burime të sigurta mora vesh se federata “Dëshira” për të cilin kisha bërë fjalë dhe tjetër herë, ka dërguar Kryesis së Dhomës së Deputetve në Tiranë, shkresë kundër personit tënd. Tue qenë se kjo shkresë është vepër e njerzvet aventurier dhe pa ndonjë ndërgjegje kombtare, por fatkeqsisht udhëheqës të asaj federata nuk lejohen të ulen në rangun e tyre dhe ta përgënjeshtroj ato shpifjet të ndyra. Mjaftohem të bëj të ditur shkëlqesisë juej ngjarjen duke qenë i sigurt se Qeverija Mbretnore do ta bëj detyrën e saj kundrejt lëvizjevet dhe intrigavet të bazuara në ambicjet personale të njerzvet të lartpërmendur.

Pranoni, ju lutem, zotni ministër, nderimet e mija të nalta.

Messare

Darinka Pavlova: “Nga turpi, ia hoqa vetes me revole”
Shkëlqesisë së tij, Pandeli Evangjelli
Kryeministre dhe ministri i Punëve të Jashtme

Shkëlqesi,

Me hidhërim të math në zemrat tona, po ju shënoja dhe tepër delikate, por me lutje të veçantë të miret parasysh se sa ju shënojmë më poshtë:

Bazohemi në patriotizmë dhe nderin e lartë, ku jeni të sigurtë se do ta ç’moni.

Z. Qemal Messare, fatëkeqësisht përfaqësuesi i shtetit shqiptar, na ka ngulur vullën e turpshme në ballë, gjithë kollonisë së këtushme pa përjashtim, për shtetin dhe mbretin tonë të dashur ku nuk është e mundur të dalim karshi bullgarëve prej turpi ku na hodhi, ja sebepi ku është i nderçmi veteran:

Z. Qemal-ministri ka çnderuar një vajzë/çupë të nderçme me forcë, e cila ish shërbëtor në Legatën e këtushme, me barbarizmin e tij e çnderoi dhe me këtë na vuri damkën për jetën në ballet t’ona. Ç’nderoj dhe nevej, shqiptarët që e kemi patur si mburrje, ç’do herë, gjithë kohën, nderin tonë si shqiptar.

Pra, këtu mbrenda, ju dërgojm kopi prej letrave dhe procesit-verbal, që u mbajt para saja dhe para komisionit hetues i cili përbëhet prej Sherfi Tetova-nënkryetar, Adham Shkarra-kontrollues, Jani Anastasi Vrenia-sekretar, Kristian Kastrioti-kryetar, dhe çupa Darinka Pavlova. Me sa do kuptoni prej kopivi, tregohet se ky ç’nderim ka ngjarë në Legatën Shtetnore ku vallon flamuri kuq e zi me shkabën dy krenare.

Vej shqiptarët dhe si dhe gjith bota luftojn për Flamurin, nevej këtë e quajm çnderim të përgjithshëm, prandaj lutemi dhe biem në këmb kësaj qeverije që deri më 25 mars 1931, z. Qemal Messare të lër Sofjen përgjithmonë me që nuk ka ditur ta mbaj nderin. Nevej kishim vendosur të bëjm protest përpara Legatës, ta dëbojmë jasht, por për nder e shpetimtarit i popullit shqiptar Mbreti T’one për të nderçmen Qeveri, për Atdhen ynë- Shqipnija, e gjetëm me të kuptuar tua tregojmë me këtë letre, me lutjet tepër të madhe se data 16 mars Qemal Messare të mos gjendet në Sofje. Përveç kësaj, lutemi të miren masat për një çpërblim për çupën, që t’i mbyllet goja.

Merrni parasysh lutemi, për sa ju shkruajmë, se përveç këto, nuk përjashtohet dhe mendimi se çupa mas si çpëtoj prej vetvrasjes, mundet tia zbraz dhe ministrit, ku bëhet një skandal i math.
Për dijeni ju lajmërojm se po nuk muarët masat e duhura deri datën e sipërpërmendur, do të bëjm si ta gjejm ne për mir, me që nuk mundim ta durrojm këtë turp që na bër ministri Qemali. Me këtë rast po përsëritim dhe një her besnikërin tonë kundrejt Mbretit Suvrani ZOG I dhe asaj Qeveri pranoni nderimet tona më të thella.

Për bisedimet që ka bërë avokati Radoslaff me konsullin Mesarre, nuk kam dijeni, por një ditë avokati më tha se për të kërkuar nderin tim i ka propozuar shumën 100.00/ nji qint mij/ leka por konsulli Mesara nu ka ken d’akord, kaq para nuk mundet të jap po ka rënë d’akord, të jap 15.000 leva për të cilën shum-dha çek ku me emrin e saj i mori bashkë me avokatin prej Banka Italiane.
Mentimi për çnderimin më ndjek kur nuk më ipte kotesi, dhe një ditë kur isha tepër mellankollike, gjeta një pistollet revollen e zotnis ku shërbenja dhe ja hoqa vetes teme.

Meqë këshillat të cilat kërkova prej doktorit cilli më dha shikoj një herë pas çnderimit z.Triçkoff, që edhe të bëj proçes verball në gjyq kundër këtij njeriu që më çnderoj, ay si dipllomat që është nuk do ti bëjnë asgjë sendi dhe do mprohet do dall i pafajshme dhe unë për të mos dhënë dijeni për çnderimin prej turpi që kam meqë nuk mundem të martohem, nuk e çfaqa as organeve e policis për të gjitha këto edhe masi isha e plagosur. Masi isha e pllagosur isha shpën për shërim në spitalin Rus-Sofje ku këto ditë dolla.

Të sipërmendurat pasi mu kënduan dhe i dëgjova vet ku nuk ka as të shtuara as të paksuara fjallë, ku vet tregova, u nënshkrova dora vet para shaitëve të posht shënuar.

Un, Darinka Pavlova Koleva

Shait: Sheriff Abdulla
Er. Kastrioti
Abdar Shkaba
Jani Anastasi.

Tags: Albanian diplomatconsulatesdiplomati shqiptardiplomatic scandaledi ramakonsullatamaidPandeli Evangjeliperdhunimrapescandalssherbetorjaskandal diplomatikskandaleSofiaSofjesuicidevetvrasje
Previous Post

Instituti për Ankesë Kushtetuese, mekanizëm mbrojtës me pikpyetje

Next Post

Hetimet e Williamsonit rezultojnë me aktakuzë për krime lufte

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Hetimet e Williamsonit rezultojnë me aktakuzë për krime lufte

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.