Të paktën 10 ish-pjesëtarë të UÇK-së do të akuzohen për krime lufte. Prokurori amerikan, Clint Williamson, ka gjetur prova për krime kundër civilëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shumica prej tyre janë serbë. Gjatë hetimit nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur aktakuzën për trafikim organesh.
Aktakuzë kundër disa pjesëtarëve të UÇK-së do të ketë edhe për zhdukjen e një numri të madh të serbëve të Zoqishtit të Rahovecit. Përgjegjës për këtë konsiderohen dy eprorë të lartë të UÇK-së. Williamson ua ka prezantuar gjetjet në pika të shkurtra autoriteteve kosovare gjatë takimeve të djeshme (e hënë).
Të akuzuarit pritet të ngarkohen me përgjegjësi penale për veprime individuale dhe jo me akuza për përgjegjësi komanduese. Rrjedhimisht, nga përgjegjësia penale pritet të shkarkohet kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.
Williamson shmangu vetëm takimin me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, i cili ishte apostrofuar si një protagonist i këtyre hetimeve, shkruan ndër të tjera gazeta.