• Latest
  • Trending
  • All

Skandali/ “Dua 1 milion lekë dhe një palë perde për vajzën, per te zbatuar vendimin e gjykatës”

23/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Skandali/ “Dua 1 milion lekë dhe një palë perde për vajzën, per te zbatuar vendimin e gjykatës”

23/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Një milionë lekë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kompletimi i shtëpisë me perde të reja. Ky është pazari që bën drejtori i IMTV së Lushnjes, Dilaver Dupi me një qytetare në këtë qytet, e cila prej vitesh është duke kërkuar nëpër dyert e gjykatave dhe të Bashkisë së Lushnjes pronën që i ka lënë babai.

Nurieta Shefa nga qyteti i Lushnjes, pas sorollatjet prej katër vitesh nëpër dyert e gjykatave, ka hasur në një tjetër problem. Edhe pse pronare me të drejta të plota, kjo e mbështetur dhe me një vendim gjykatë të formës së prerë, nuk mundi t’i shpëtonte dot mitmarrjes në administratë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Drejtori i IMTV-së në Bashkinë e Lushnjes, Dilaver Dupi, nuk zbaton vendimin e formës prerë të gjykatës, pa marrë “kafen “e tij.

Nurieta Shefa ankohet në redaksinë e Fiks Fare për kalvarin e gjatë dhe sorollatjet e shumta që i bëhen për zbatimin e vendimit të gjykatës, vendim i formës së prerë.

Nurieta Shefa ka deklaruar që me kthimin e saj nga Greqia ku punonte me bashkëshortin dhe fëmijët në emigracion, ka parë që në sipërfaqen e tokës së saj së trashëguar nga i ati, ishte ngritur një mur avllie i ndërtesës së fqinjëve të saj.

Fillimisht ajo është ankuar në Bashkinë e Lushnjes, për këtë fakt duke denoncuar fqinjin e saj. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka urdhëruar ngritjen e një komisioni me specialistët e bashkisë për të vërtetuar nëse prona ishte zënë dhe si për të caktuar në terren kufijtë e pronës së zonjës që ankohet dhe kundërshtarit të saj.

Ndërkohë një nga anëtarët e komisionit të matjes së sipërfaqes së tokës dhe konstatimit të pronës, ka qenë edhe Dilaver Dupi, i cili sot mban postin e drejtorit të IMTV-së. Në atë kohë kur është mbajtur procesverbali nga bashkia, ai sipas zonjës Shefa, i ka kërkuar asaj 300 000  lekë. Gjithashtu i kërkon edhe kompletimin e shtëpisë së tij në Tiranë me perde dhe korniza inoksi, pasi Nurieta zotëron një dyqan perdesh në qytetin e Lushnjes.

Shuma e kërkuar ishte për të përshpejtuar matjen e sipërfaqes tokës dhe kthimin e përgjigjes nga ana e Bashkisë së Lushnjes.  Komisioni vërteton se prona është e zonjës dhe kryebashkiaku e drejton në gjykatë, që të merret servituti i kalimit. Pra, të caktohej një rrugë kalimi për familjen me të cilën ishte në konflikt zonja Shefa.

Pas një maratone katër vjeçare, familja e zonjës Shefas ka fituar gjyqin në 2 shkallët e gjykimit duke marrë edhe formën e prerë. Gjykata lëshon urdhër ekzekutimi për lirim dhe dorëzim sendi ( truallin). Ky vendim u dha në janar 2015 dhe përmbarimi vendosi piketat në Maj 2015. Por edhe pse ka një vit që ky vendim është marrë nga ana e gjykatës, ai nuk  është zbatuar akoma nga ana e Bashkisë së Lushnjes.

Kjo, pasi sipas zonjës Nurieta Shefa, është Laver Dupi aktualisht drejtor i IMTV –së në Bashkinë Lushnje, i cili edhe pse ka marrë urdhër nga kryebashkiaku i Lushnjes, nuk e zbaton vendimin. Kjo ka bërë që ajo të kërkonte edhe ndihmën e emisionit: Fiks Fare” për të gjetur arsyen se përse zoti Dupi nuk e zbatonte një vendim të tillë.

Fillimisht  në dyqanin e zonjës ka ardhur zoti Laver Dupi, i cili me të marrë urdhrin, i ka treguar zonjës se ishte ai që do e zbatonte vendimin e gjykatës. Sërish kërkon kompletim të shtëpisë së tij, në Lushnje kësaj radhe, me perde të cilat sipas zonjës Shefa kapnin shumën e 1 milion lekëve( të vjetra). Drejtori  Dupi prapë nuk e ekzekutoi urdhrin me pretekstin se duhet të jetë e pranishme zyra e përmbarimit. Pasi zyra e përmbarimit kthen përgjigje se e ka mbaruar punës e saj në terren ku janë vendosur piketat ku duhet të ndërhyhet nga ana e inspektorëve të bashkisë,  drejtori i IMTV, zoti Dupi thërret në zyrën e tij qytetaren Nurieta Shefa. Gjatë bisedës ai pranon se është paguar 2 herë nga ajo, por kërkon një shifër tjetër për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Shifra që ai thotë është me tre zero, por që do ia bëjë të ditur të saktë pas kryerjes së punës.

Pas urdhrit që nxjerr sërish bashkia drejtori Dupi paraqitet në dyqanin e zonjës Shefa , i tregon urdhrin dhe që kanë mbërritur në pikën ku duhej. Kryetari i Bashkisë së Lushnjes nxjerrë vendimin për ndërhyrjen e IMTV-së, e cila do mbështetej nga ana e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit, si dhe ka urdhëruar edhe ngritjen e një komision prej pesë vetash për të kryer edhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Më 16. 5. 2016 do bëhej edhe ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të gjykatës. Drejtori Laver Dupi paraqitet për të disatën herë në dyqanin e Nurietës  dhe i kërkon që atyre tre zerove t’u shtojë dhe një njësh përpara. Ai shprehet: “1 milion, nuk dua më tepër dhe kompletimin me perde për shtëpinë e vajzës në Tiranë. Lekët i dua pasi të mbarohet puna”.

Një ditë para ekzekutimit të vendimit të gjykatës, Dilaver Dupi i kërkon zonjës Shefa të takohet urgjentisht më të. Takohen në dyqanin e zonjës Shefa dhe i kërkon asaj lekët. I numëron në sy të saj dhe e këshillon që të mos flasë me njeri për këtë marrëveshje që a bërë, madje të nesërmen të sillet sa më keq më të, që mos u bjerë në sy të shokëve se është paguar.

Të nesërmen më dt 16 Maj 2016 mblidhen të gjithë bashkë me policinë e shtetit, për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Por gjatë ekzekutimit paraqitet një zotëri, i cili pretendon se prona është e tij. Edhe pse ka një vendim gjykate të formës së prerë për t’u ekzekutuar, ekzekutimi ndërpritet ditën e parë, mbahet një procesverbal  deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve në konflikt.

Pas takimit me kryebashkiakun Tusha, komisioni i Bashkisë, i cili është konsultuar me juristët e  Bashkisë, ka marrë urdhër të zbatonte të nesërmen vendimin e gjykatës. Sërish në vendin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës ka ardhur edhe punonjësit e policisë së shtetit si dhe policisë bashkiake dhe komisioni I Bashkisë. Sapo IMTV –ja ka nisur heqjen e rrjetës dhe prishjen e avllisë, ekzekutimi lihet në mes. Prishet një pjesë e objektit .

Në bashkinë e Lushnjes është zhvilluar një takim mes palëve në konflikt, ku fillimisht nënkryetari i Bashkisë u ka kërkuar atyre të merren vesh me njëri tjetrin. Por pas mosdakordësisë,  zëvendëskryetari i Bashkisë së Lushnjes i ka kërkuar drejtorit të IMTV-së dhe komisionit të Bashkisë të zbatonte vendimin e gjykatës. Sipas tij “vendimin e gjykatës nuk ka Perëndi që e lëviz”, ndaj ai i lë afat familjes që ka zënë sipërfaqen e tokës pesë ditë kohë nëse ajo ka ndonjë dokument tjetër që hedh poshtë vendimin e gjykatës apo jo. Në të kundërt do zbatohet vendimi i gjykatës.

Fiks Fare kërkoi informacion për këtë problem në Bashkinë e Lushnjes. Menjëherë drejtori i IMTV-së është paraqitur në dyqanin e zonjës Shefa, ku ka kërkuar të kthejë mbrapsht lekët që ka marrë, pasi në këtë rast kryetari i bashkisë e kishte kuptuar që ai kishte kërkuar para për të kryer detyrën

Sipas drejtorit të IMTV –së Dilaver Dupi, kryetari i Bashkisë së Lushnjes ka thirrur anëtarët e komisionit, duke u kërkuar atyre që personi që kishte marrë një milion lekë për zbatimin e vendimit të gjykatës duhet t’i kthente mbrapsht dhe të jepte dorëheqjen.

I trembur nga një kërkesë e tillë e kryebashkiakut, Dupi i ka rikthyer një milion lekët Nurieta Shefës, ndërsa më pas e ka telefonuar se zbatimi i vendimit të gjykatës do bëhet pikërisht në 17 Maj 2016.

/ Top Channel

Tags: Lushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,tirane
Previous Post

Përse fluturoi nënkoloneli Altin Lame me helikopterin e Shega Trans

Next Post

Vrasja mizore e shqiptarit në Greqi, flet babai viktimës: Dua kokën e djalit, do t’i vras autorët me duart e mi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vrasja mizore e shqiptarit në Greqi, flet babai viktimës: Dua kokën e djalit, do t’i vras autorët me duart e mi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.