Gjykata Administrative në Tiranë, ka vendosur emblemën kryesore të Republikës së Shqipërisë kokëposhtë. Si për ‘ironi të fatit’, kjo gjykatë jep vendime në emër të Republikës së Shqipërisë.
Në foton në fjalë duket qartë se shqiponja dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar qëndrojnë kokëposhtë. Duket se është kthyer në një trend nga instancat shtetërore mos respektimi i vendosjes si duhet i simboleve kombëtare.