Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Enjte, 4 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Për të pastrehët, zhbllokohen kreditë për shtëpi, përfituesit”. Tituj të tjerë janë; “Nëna rrëfen izolimin me vajzën 5 vjeçare në komisariat: Nuk kisha të paguaja për dritat”. “Dje vendimi, Kushtetuesja i kthen Nishanit kompetencat për Ushtrinë”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Penalizimet në ushtri, Fino për ligin: Është si rregullore”. Tituj të tjerë janë; “Kuliçaj dhe Vocaj në sallën e gjyqit, zbardhen dëshmitë për Lamajn”. “Furtunë në polici, ikin 4 shefa redi në komisariate”. “Kurbin, vrau djalin 8 vjeç, gjykata e lë në burgim të përjetshëm.” Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Mandatet, përçahet PD-ja”. Tituj të tjerë janë; “Debatet në Kuvend, deputetët në mbrojtje të ushtarëve “rebelë”. “Bushati me Venizellos: Janë aktivizuar komisionet dypalëshe”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Komandanti i Ushtrisë, Kushtetuesja i heq Ramës 4 spaletat që ia dha Kuvendi”. “Zbardhet rrjeti, si i vidhnin zyrtarët pronat në Shkodër”. “Guvernatori i ri, Nishani tri takime me kandidatët potencialë”. “Zbardhet rrjeti, si i vidhnin zyrtarët pronat në Shkodër”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Të gjitha ndërmarrjet në shitje, Qeveria miraton rregulla për privatizimin në sektorët jostrategjikë”. Tituj të tjerë janë; “Shqipëria mbetet vendi më i korruptuar në Ballkan”. “Shkodër, pranga për pronat 4 zyrtarëve”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















