Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, se një vajzë 5 vjeçare është shoqëruar në polici bashkë me nënën e saj, gjatë aksionit për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan, “Të fusësh në qeli një fëmijë është krim po të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?!..” Ditën e djeshme, drejtori i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se fëmija është marrë bashkë me nënën e saj në komisariat, e cila është arrestuar pasi nuk përballonte dot faturat e energjisë elektrike, duke e denoncuar këtë rast si skandal policesk.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















