Vajzat shqiptare të cilat detyroheshin të prostituonin në Barcelonë nga një bandë e bërbërë kryesisht nga shqiptarë kërcënoheshin dhe dhunoheshin, shkruajnë mediat spanjolle.
Një prej tyre është vajza e njohur me pseudonimin Lule. Ajo vonoi pagesën e qirasë ndaj bandës, në këmbim të ushtrimit të aktivitet si prostitutë në zonën Les Corts.
Tre nga shqiptarët e bandës u giguruan që ti jepnin Lules një ndëshkim që do të shërbente edhe si mesazhat për vajzat e tjera që shfrytëzoheshin nga banda: Kush nuk jep para e paguan shtrenjtë, shkruan “El Periodico Barcelona”.
Josep Antoni López, zyrtar i policisë spanjolle shkruajnë se vajza u rrah brutalisht. “E goditëm me grushta dhe shkelma edhe kur vajza u shtri përtokë”, tha ai.
Lulja u shtrua në spital për disa ditë.
Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion ishin nga 20 deri në 30 vjeç. Ato ‘peshkoheshin’ nga rrjetet sociale.















