Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol të Britanisë, ku një shqiptar mendohet të ketë goditur me thikë një 41-vjeçar dhe më pas është larguar duke e lënë burrin në gjendje të rëndë.
Por një infermiere, e cila ishte jashtë orarit të punës është treguar heroinë e kësaj ngjarje. Menjëherë sapo e pa burrin të gjakosur të shtrirë përdhe ajo i ka dhënë ndihmën e parë deri në momentin që ka ardhur ambulanca.

Lajmi bëhet i ditur nga media angleze. Dëshmitarët kanë thënë se burri nuk merrte frymë, por përpjekja e infermieres e riktheu në jetë atë. Kur infermierja u falënderua për gjestin e saj ajo u shpreh se çdokush bën detyrën e vet.
I dyshuar është shqiptari Kozma Dhaskali 32 vjeç i cili mendohet se do të dalë në gjykatën e Bristolit nën akuzën “tentativë vrasjeje”.
Sipas Bristol Post, Kozma Dhaskali ka goditur me thikë shqiptarin 41-vjeçar Edmond Sinanaj. Në gjykatë Dhaskali e ka pranuar se e ka goditur me thikë, por jo që ka tentuar ta vriste.














