Një 18-vjeçare e cila mendonte se kishte gjetur dashurinë e vërtetë përmes “Facebook”-ut, u arratis nga shtëpia e prindërve në Korçë për të shkuar në Durrës, në banesën e djalit 24-vjeçari.
Vajza nga Korça ishte arratisur nga shtëpia e prindërve, për t’u martuar me një djalë nga Durrësi 24-vjeçar që e kishte njohur në “Facebook”, raporton “News 24”.
Pa dhënë asnjë lajmërim në familjen e saj 18-vjeçarja, u largua nga banesa dhe mori autobusin Korçë -Durrës, duke ndaluar në zonën e ish-Kënetës, ku dhe po qëndronte me babanë e të dashurit të saj të njohur në “Facebook” prej 14 majit.
Babai i 18-vjeçares i shqetësuar iu drejtua policisë së Korçës për të bërë denoncim për gjetjen e vajzës.
Policia e ndaloi vajzën pikërisht në banesën e të dashurit A.Gj., 24 vjeç, i cili rezultonte person me precedent penalë, ish-i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Durrësit pas marrjes në pyetje ka bërë të mundur edhe dorëzimin e saj pranë familjarëve në qytetin e Korçës.
/Shekulli Online/














