Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sërish ka komentuar për numrin e vogël të deputeteve në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si deputetët nuk vijnë në seancë, ose nënshkruhen dhe dalin.
“Siç po punojmë dhe i kemi punët. Një pjesë e madhe nuk po vjen në seancë. Pastaj disa nënshkruhen dhe ikin. Kur bëhen lista zgjedhore asnjë me zor s’ka ardhur, po kanë insistu”, tha ai.
Veseli ka kritikuar mungesën e deputetëve në seancat e Kuvendit duke thënë se do t’ua heqin mëditjet se vetëm kjo formë po ka efekte tek ata.
“Meditjet po kanë shumë efekte vetëm ua hjekim meditjet. Një pjesë e madhe po vijnë po nënshkruhen dhe po ikin, në sallë po rrijnë më pak”, ka thënë Veseli.














