Shtresat e yndyrës të cilat shtohen në qafë, mund të shkaktojnë krijimin e substancave inflamatore, shkaku i të cilave masa e bakterieve shtresohet në arterien e qafës, që ndikon dëmshëm në zemër”, ka shpjeguar autorja e studimit
Ju vjen e zorshme ta mbërtheni kopsën e fundin në këmishë? Mos t’ju kaplojë paniku menjëherë, por problemi mund të jetë më i madh se ai estetik!
Në të vërtetë, një hulumtim i bërë në universitetin në Brazil, ka treguar se personat me vëllim më të madh të qafës janë në rrezik më të madh për marrjen e sëmundjeve të zemrës, e kjo sidomos u ndodh meshkujve, shkruan Men’s Health.com.
Perimetri mesatar i qafës së meshkujve është 38 cm, ndërsa çdo 2,5 centimetra më shumë do të thonë madje 32 për qind rrezik më i madh për t’u sëmurur nga rezistenca e insulinës, 24 për qind nga hipertensioni, 22 për qind për nivelin e ulët të kolesterinës së mirë dhe madje 50 për qind mundësi më të mëdha për shtimin e nivelit të triglicerideve.
“Është fjala për atë se shtresat e yndyrës, të cilat shtresohen në qafë, mund të shkaktojnë krijimin e substancave inflamatore, shkaku i të cilave masa e bakterieve shtresohet në arterien e qafës, që ndikon dëmshëm në zemër”, ka shpjeguar autorja e studimit Kristina Bena.
















