Edhe pse tre muaj larg kremtimeve te 70 vjetorit te çlirimit te vendit, arkivi shtetëror ka nisur përgatitjet per nje album voluminoz, i cili përmes dokumenteve dhe materialit fotografik do te pasqyroje luftën e shqiptareve per çlirimin e vendit.
Sipas drejtorit te arkivit, Gjet Ndoi, institucioni premton realizimin e nje albumi sa me objektiv persa i përket debateve te shpeshta lidhur me historinë e asaj periudhe.
Albumi i fundit i këtij lloji është publikuar ne vitin 1980 dhe sipas drejtuesve te arkivit ky botim ka qene tejet subjektiv. Institucioni i ka bere thirrje edhe çdo qytetari qe ka dokumente e imazhe ne shtëpi qe lidhen me luftën t’i sjelle pranë arkivit.



















