Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë rënë dakord që mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të mbahet më datë 23 mars.
Në mbledhjen e fundit në Prizren, janë nënshkruar disa marrëveshje, të cilat ende nuk janë realizuar.
Mbledhja e dytë pritet të mbahet në Tiranë. /albeu.com/
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati viziton sot Kosovën. Vizita e kryediplomatit të Tiranës i paraprin mbledhjes së përbashkët të qeverive të Tiranës dhe Prishtinës më 23 mars.
Për të parë ecurinë e objektivave të caktuara në mbledhjen e shkuar Bushati do të takohet me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe homologun e tij Jashim Thaçi.
Pas tyre, ministri i jashtëm i Shqipërisë do të takohet edhe me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
















