Policia dhe Prokuroria kanë shprehur se kanë identifikuarpersonin e maskuar që u filmua nga kamerat e një lokali ushqimesh pranë farmacisë së Bashkim Tahirit, duke vendosur bombën tek kondicioneri mëngjesin e 10 shkurtit 2015.
Burimet nga Prokuroria dhe policia kanë thënë se personi që ishte fiksuar edhe në videon që u bë publike pas ngjarjes, ndodhet mes shtatë personave ndaj të cilëveProkuroria ka ngritur akuzat e “veprave me qëllime terroriste”, “krijimit të grupit tëstrukturuar kriminal”, dhe “kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuarkriminal”, raporton “Panorama”. Organi i akuzës nuk preferoi të bënte publik identitetin e personit, por theksoi se ai është identifikuar.
















