Gjatë takimit në Itali me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, homologu i tij italian ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve. Shefi i diplomacisë italiane ka theksuar se Italia ka vullnetin që brenda një viti të zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes dy Qeverive. Ndërkohë Ministri Bushati vlerësoi dialogun politik mes dy vendeve dhe bashkëpunimin miqësor të dëshmuar edhe gjate vizitës se fundit te Kryeministrit Renzi në Tirane në përmbyllje te Presidencës italiane te BE-së.
Dy shefat e diplomacisë kanë diskutuar edhe për luftën ndaj terrorizmit. Gentiloni dhe Bushati kanë shprehur kënaqësinë për krijimin e një grupi të përbashkët të punës për luftën kundër terrorizmit. Në takim u diskutua gjithashtu për përpjekjet e Shqipërisë dhe Italisë për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë ne rajon e me gjere si dhe për krijimin e një klime te re mirëbesimi e bashkëpunimi
















