Kryeministri Rama ka postuar një foto në rrjetin social në facebook ku shkruan, “ja dhe faza e parë e punës së sapunisur sot për “Lungomaren” e Vlorës. Nj vijë e re ranore për një plazh si qëmoti”. Punimet për vijën bregdetare në Vlorë u inauguruan nga Kryeministri Rama që në 5 gusht të vitit 2014.
Ai tha se është shumë me rëndësi që ky projekt përkon me fillimin e një transformimi rrënjësor i cili do të vijë si rezultat i reformës së ndarjes së re administrative. Rama më 5 gusht 2014 shtoi se punimet do te vijojnë në gjithë vijën bregdetare të jugut, do fillojë në Vlorë, më pas në Himarë e në Sarandë.















