Një banesë në lagjen 16 të qytetit të Korçës u dëmtua si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Bombola, e cila përdorej për gatim, ishte vendosur në ballkonin e apartamentit që ndodhej në katin e katërt të pallatit. Në momentin e shpërthimit, në shtëpi ka qenë e zonja e familjes Sulollari dhe i biri, e kanë shpëtuar pa probleme.
Ndërhyrja e dy mjeteve zjarrëfikëse dhe policisë ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Familjarët i thanë policisë, se bombulën e gazit e kishin mbushur në një pikë karburanti në periferi dhe sapo e kishin ndezur ajo kishte shpërthyer.















