Një shqiptar në Greqi ka përfunduar në spital pasi u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur një dyqan.
41-vjeçari shqiptar u pikas nga pronari grek 55 vjeç dhe djali i tij 27-vjeçar dhe të dy e dhunuan shqiptarin me shkopinj druri.
I dhunuari perfundoi në spital si pasojë e plagëve nga dhuna e ushtruar, ndërsa u arrestua për vjedhje të mbetur në tentativë dhe qëndrim në Greqi pa dokumente të rregullta.
Ngjarja ka ndodhur në Mesolongi, ndërsa pronari i dyqanit akuzohet për lëndime trupore që i shkaktoi shqiptarit.















