Një i ri është plagosur në Shkodër, teksa ngjitej në malin e Taraboshit.
Mësohet se ai ka pësuar disa fraktura në këmbë, pasi teksa ngjitej në mal me një tjetër person, ka pasur rrëshqitje gurësh.
20-vjeçari Ludion Duhani është ende në mal, pasi terreni i vështirë pengon transportimin e tij. Policia dhe auto-ambulanca janë në vendngjarje.















