310 kilogramë lëndë marijuanë janë sekuestruar një ditë më parë nga policia italiane, ndërsa një shqiptar është vënë në pranga.
Droga ishte e fshehur në një kamion me targa shqiptare dhe u zbulua nga skaneri në doganën e Costa Morena-s, Brindisi.
Kamioni zbarkoi nga trageti që vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Venecian, shkruajnë mediat italiane. Marijuana ishte fshehur në disa pllaka xhami, që transponoheshin me kamion nga shoferi shqiptar, i cili është vënë në pranga.



















