Disa hajdutë nuk presin të futen në vende të ngushta për të kryer vjedhje. Ata mund të të marrin atë që i kanë vënë syrin edhe në mes të rrugës dhe askush të mos i vërë re.
I tillë është rasti i këtij kalimtari në rrugët e Torinos. Ai ecën në rrugë pa e vrarë mendjen, por një grup hajdutësh i merr nga çanta portofolin.
Më pas, ata ndajnë “prenë” në një vend pak më të fshehur. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë.
/ G.S. /















