Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pasi Hungaria bllokoi të mërkurën kamionët shqiptarë me perime e fruta që ishin kontraktuar nga sipërmarrësit në Poloni.iBraçe i bën thirrje ambasadores së BE-së përmes një statusi në Facebook.
“Ambasadore e BE, na lejoni të shesin patate në dyqanet tuaja. Japni kufijtë për prodhimet tona. Prej të mërkurës në mbrëmje, jam marrë me ngut me çështjen e eksportit të patateve të Divjakës në Poloni. Bujqit në Divjakë prej muajsh iu kushtuan kësaj kulture bujqësore-pune çdo ditë dhe me një mund të madh deri tek produkti, shpenzuan nga buxhetet e ekonomive te tyre familjare. Sipërmarres polakë erdhën ketu, pane se si kultivohej patatja, analizuan tokën dhe produktin, shijuan, porositën, kontraktuan dhe iken. Produkti i ndoqi pas. Por, të mërkurën prej mesdite, pasi lejuan kalimin e tre kamioneve me patate dhe luleshtrydhe për në destinacionin e kontraktuar në Poloni, autoritetet doganore në Hungari, ndaluan, nxorrën nga radha në dogane dhe vunë një vulë të kuqe mbi deklaraten e eksportit, në fillim për dy kamionë të tjerë. Tre kamionë të tjerë nuk guxuan të kalojnë kufirin e fundit në Maqedoni, në rrugëtimin drejt Hungarise pas lajmit që kompanitë shqiptare në Divjakë morën për bllokimin. Arsye të qartë zyrtare nuk ka dhe ky është problem i madh”, shkruan Braçe ndër të tjera.
Më tej ai i drejtohet sërish ambasadores së BE-së, Vlahutin.
“Do t’ju lutesha pa fund të hapni kufijtë: Nuk po ju shesin hashash, po patatet, qepë, karrota, domate, speca, tranguj, pjepër, shqlsi, bokoli, karçuf, luleshtrydhe, mjedra. As u helmojmë e as ju vrasim!”, shprehet Braçe.















