• Latest
  • Trending
  • All

Shënomëni edhe mua

28/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shënomëni edhe mua

28/05/2017
in Aktualitet, Opinion

Nga Petrit Kuçana

Kaq dëshirore tingëllon kjo fjali e thjeshtë, sa duket si përbashkueshmëri e aspiratave të emigrantëve, së paku për t’i dhënë fund statusit të tyre si spektatorë të pandreqshëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mbetet zhgënjim i radhës, (të paktën deri në këto momente) boshësia e marrëveshjes së cilësuar si historike mes dy liderëve kryesorë të klasës politike shqiptare. Nëse aty mund të ketë gjithçka, (akoma nuk ka një zbardhje të plotë) me patjetër duhet të gjendet (ose të jetë gjetur) metoda dhe mënyra e dhënies fund të linçimit të emigrantëve shqiptarë.

Kurrsesi nuk mund të konsiderohet e plotë çfarëdolloj marrëveshje pa elementin “e drejta e votës për emigrantët” brenda, pa rrugën e zgjedhjes së kësaj çështje, duke zbardhëlluar Shqipërinë si “delja e zezë”  e rajonit që nuk ua mundëson emigrantëve të saj të drejtën e votës në vendet ku jetojnë.

Unë biri yt Shqipëri …Nuk mund të votoj!

Prej kaq vitesh nuk është gjetur asnjë shteg për emigrantët që të ushtrojnë të drejtën e votës, me përjashtim të atyre “shtegtarëve” afër Shqipërisë që u vihen mjetet e transportit në dispozicion, për tu rikthyer në folezat e vendlindjes dhe për të votuar siguruesit e transportit.  Këtë fat nuk e kanë patur shtegtarët e largët, që thjesht konsiderohen si “të papërshtatshëm” për të “merituar” një shërbim të tillë.

Deri tani gjithçka ka mbetur në retorikën politike, e madje që stërpërsëritet si një kauzë që duhet zgjidhur. Në qeverisjen e fundit u gjet “arsyeja” se “emigrantët nuk na qenkërkan të regjistruar” duke justifikuar çdo premtim elektoral “të pamenduar mirë”.

Rezulton edhe një nismë parlamentare për regjistrimin e emigrantëve, por që rezulton e dështuar dhe duket se “ekspertët” nuk e kanë parë të arsyeshme të adoptojnë ndonjë prej praktikave të vendeve të tjera, qoftë edhe ato të rajonit, qoftë edhe të Kosovës, ku e drejta e votës së emigrantëve është e garantuar.  Për t’i larë duart me ta, u organizua edhe Samiti i diasporës, që sot e kësaj dite nuk mund të gjesh një zyrtar të shtetit shqiptar (emigrant jo se jo), që mund të zbulojë një efekt pozitiv që pati ai samit, qoftë edhe një lehtësi apo nismë qeveritare për emigrantët.

Do të mjaftonte të kujtonim Rinasin,( e ta ri-përsërisim derisa veshët e qeveritarëve të ç ‘dyllosen), si pikë lidhja kryeneçe mes shtetit amë dhe shtegtarëve, aq më tepër që pushimet verore ripërsërisin mallkimet për Rinasin dhe deri braktisjen e tij.

Me mijëra emigrantë përdorin aeroportet e vendeve fqinjë, Malit të Zi, Maqedonisë apo edhe Serbisë (AirSerbia përfshaqet triumfuese në Rinas për shtatë palë qejfe).

Mbetet i ububushëm fakti se në Shqipëri nuk ka në qoftë edhe një shoqatë që mbron të drejtat e emigrantëve, si ato shoqatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve, etj etj.  Fjala diskriminim ndaj emigrantëve shqiptarë, mbetet kaq e ndryshkur sa të paktën deri më sot nuk ka cenuar asnjë optikë të politik-bërësve shqiptarë.

Madje ka raste kur është kërkuar ndihma e shteteve të tjera, (ku emigrantët janë nënshtetas) për t’i mbrojtur ndaj shtetit amë, siç është rasti i shqiptarëve të Britanisë që kanë kërkuar ndihmën e Ambasadës dhe autoriteteve Britanike për të mbrojtur të drejtat e tyre, qoftë për të drejtën e votës apo së fundi për ligjin e makinave me krah të kundërt.

Kësaj tragji-komedie mund t’i shtohen me mijëra akte të riprodhuara ndër vite, por të gjithë e pranojnë se duhet t’u jepet fund. Prej vitesh emigrantët mbetën  “të harruarit e mëdhenj”, dikur si mërgatë qyqesh e deri tek ditët e sotme ku të qenurit spektator i zhvillimeve politike mbetet status i pandryshueshëm. Por askush nuk mund të mohojë rolin e jashtëzakonshëm, të pazëvendësueshëm që ka luajtur dhe luan diaspora shqiptare, në të gjitha dimensionet jetësore, ndonëse perceptimi i parë reduktohet në kontributin ekonomiko-financiar.

Gjithsesi ka një fije shprese se edhe mund të bëhet diçka për ta, jo se emigrantët kanë ndonjë projekt për të lobuar apo për të ushtruar presion ndaj klasës politike në Shqipëri, por së paku nuk mund ta fajësojnë njëri-tjetrin si “pengesë” për këtë hap, që vërtet do të mund të quhet historik në politik-bërjen shqiptare.

Të paktën si vendet e rajonit, si Kosova…

Tags: edi rama
Previous Post

Kadri Veseli: Behgjet Pacolli është politikan i dështuar

Next Post

Dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Itali

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Itali

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.