Dy vëllezërit janë arrestuar në flagarancë ndërsa po trafikonin lëndën narkotike në stacionin e autobuzëve në hyrje të qytetit të Raguzës.
Në zotërim të 18-vjeçarit Ardi Hasanaj janë gjetur rreth 1 kg marijuanë e kokainë.
Në momentin e ndalimit dy vellezërit shqiptarë kanë tentuar t’i shmangen policisë por janë bllokuar pak metra më larg stacionit të autobuzëve, shkruan oranews.
Vetëm 3 muaj më parë policia e Raguzës ka ndaluar Dragan Hasanj me 300 gr marijuanë.























