I pyetur nga Ermali se çfarë mendimi ka për Pacollin, Veseli tha: “Behgjeti është një biznesmen i suksesshëm por një politikan i dështuar”.
“Ai le të merret me biznes sepse Kosova ka nevojë për biznesmen të suksesshëm e jo politikan të dështuar”.
Ndërkaq kur Veselit iu kërkuar të zbulohet një sekret gjatë emisionit, Kreu i Partisë Demokratike tha: “Më datën 11 qershor, PDK – “Fillimi i Ri”, do ta ketë fitoren më të madhe që e ka shënuar ndonjëherë në ekzistencën e saj”.






















