Në bazë të marrëveshjes se Kumanovës ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe përfaqësueseve të NATO-së ishte pajtuar që ushtria dhe policia serbe dhe strukturat e tyre duhet të largohen nga Kosova në tërësi dhe ajo fazë duhet të zgjasë 9 ditë nga 12 qershori deri me 21 qershor, duke shfrytëzuar kryesisht rrugën Prishtinë –Podujevë, respektivisht pikëkalimin kufitar Merdar.
Ushtria e Serbisë dhe policia duke përfshirë armatimin dhe pajiset motorike kanë përfunduar largimin nga Kosova dy ditë me herët se koha në marrëveshjen e paraparë, respektivisht ata zyrtarisht kanë njoftuar se tërheqja e Ushtrisë dhe Policisë është përmbyllur mes natën e 19 qershorit. Pas kësaj date kontrollin e plotë mbi Kosovën e ka ndërmarr NATO-ja e cila ka zbarkuar rreth 45 mijë trupa, pa përfshirë këtu edhe zbarkimin e stafit civil nga OKB e cila ka nisur me instalimin e administrimit ndërkombëtar të Kosovës në përputhje me rezolutën e aprovuar në Këshillin e Sigurimit të këtij organi. Nga ajo kohë deri me 17 shkurt të 2008 Kosova ka pasur institucione të përkohshme dhe vendimet kanë qene kryesisht të ndërmarra nga ana e një përfaqësuesi special të OKB. Me 17 shkurt Kosova ka shpallur Pavarësinë dhe sot vendi është i njohur ndërkombëtarisht nga 105 shtete te botes, përfshirë shtetet me te fuqishme si SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Pakistani, Egjipti etj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














