Presidenti i Republikës Bujari Nishani ka përjetuar një moment të veçantë në Universitetin e Miçiganit në SHBA, pas ligjëratës që ka mbajtur para studentëve.
Duke mos e lejuar të largohet nga foltorja, befas, ata i kanë uruar Presidentit shqiptar, 48-vjetorin e lindjes! Natyrisht që surpriza ka qënë e bukur e dhe prekëse, aq më tepër kur ajo erdhi jo vetëm nga studentët shqiptarë të këtij universiteti. Presidenti Nishani e vizitoi universitetin prestigjioz me ftesё tё “Qendrёs Weiser pёr Demokracitё e Reja”. Bujar Nishani ka lindur në 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit.
















