Studentët që janë shpallur fitues në universitetet publike, duke nisur nga sot mund të drejtohen në sekretaritë mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues dhe të bëjnë regjistrimin përfundimtar. Afati i fundit i studentëve për të bërë regjistrimin në sekretari është data 7 tetor 2014.
Për këtë vit akademik do të pranohen në vit të parë rreth 19 mijë studentë në të gjitha universitetet publike. Dokumentacioni që studentët duhet të dorëzojnë është: një mjet identifikimi, dy fotografi si dhe mandatpagesa prej 1600 lekësh.
Studentët që nuk regjistrohen deri në orën 18:00 datë 7 tetor, humbasin të drejtën e studimit. Vendi i tyre do të shpallet bosh në fazën e fundit, nëpërmjet Formularit A3.















