Një zëdhënës i Komandës Afrikane të SHBA-së konfirmoi të premten se baza do të ndërtohet në qytetin Agadez, me kërkesë të Qeverisë së Nigerit.
Ky vend ka bërë përpjekje të parandalojë pushtimet nga militantët e grupit islamik Boko Haram.
Në të njëjtën kohë, Nigeri lufton edhe grupet e lidhura me Al Kaidën në zonat në veri, të cilat kufizohen me Libinë, Çadin, Algjerinë dhe Malin.























