Ky grup deri vonë është njohur si Fronti Al Nusra.
Lavrov tha se SHBA nuk e ka prekur këtë grup askund në Siri.
“Nëse amerikanët nuk paraqesin ndonjë provë që tregon të kundërtën, ata ose janë të shtyrë nga Al Nusra, ose e mbështesin këtë organizatë terroriste”, tha Lavrov.
Ai i bëri komentet në përvjetorin e parë të nisjes së fushatës ajrore ruse në Siri.
Lavrov i mbrojti bombardimet e Rusisë në qytetin e rrethuar të Alepos.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se 400 civilë, përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë nga sulmet e kësaj jave në këtë qytet.






















