Ky donacion do të rrisë aftësinë e Policisë Kufitare dhe të Administratës Doganore për të zbatuar kontroll profesional të kufirit dhe për të kryer funksionet në pikëkalimet kufitare.
Programi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Kontroll të Eksportit dhe për Siguri Kufitare (EXBS) do të dhurojë pajisje me vlerë prej 479,000 dollarësh për Policinë Kufitare të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Administratën Doganore të Ministrisë për Financa në republikën e Maqedonisë. Pajisjet përfshijnë dylbi, instrumente për inspektim, detektorë për rrezatim radioaktiv, kompjuterë dhe mjete për përkthim simultan.
Ky donacion do të rrisë aftësinë e Policisë Kufitare dhe të Administratës Doganore për të zbatuar kontroll profesional të kufirit dhe për të kryer funksionet në pikëkalimet kufitare.
Donacioni gjithashtu do të rrisë aftësitë e dy agjensive kufitare për të zbatuar kontroll dhe patrullim kufitar, operacione mobile dhe për parandalim të krimit, aktivitete për të luftuar krimin ndërkufitar dhe terrorizmin, për të detektuar rrezatim radioaktiv, për të identifikuar armët për shkatërrim masiv, si dhe për të kryer inspektime bazë dhe të nivelit të dytë në pikëkalimet kufitare.
Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve që do të zhvillohet të martën e 29 korrikut do të marrin pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shkup Pol Uolers (Paul D. Wohlers), së bashku me ministren për Punë të Brendshme Gordana Jankulloska, drejtoreshën e Përgjithshme të Administratës Doganore Natasha Radeska- Krstevska, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















