Presidenti i Ligës Shqiptaro- Amerikane do të marrë pjesë më 4 gusht në protestën e organizuar nga komuniteti dhe shoqatat e shumta në Çikago, kundër diskriminimit të shqiptarëve në shtetin maqedonas
Ish-kongresmeni dhe presidenti i Ligës Shqiptaro- Amerikane, Xho DioGuardi (Joe DioGuardi) shprehet i shqetësuar në lidhje me situatën e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Në një bisedë me publicistin Nijazi Muhamedi, i cili i dorëzoi librin e titulluar “Paqja e shkelur” që flet mbi gjendjen e shqiptarëve në shtetin maqedonas, Dioguardi është shprehur se Marrëveshja e Ohrit mjerisht ka dështuar.
Ish- kongresmeni ka premtuar se në Kongresin Amerikan do realizohet së shpejti një takim për të folur për atë që ai e quajti diskriminim ndaj shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë “nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”, duke krijuar kështu destabilitet të rrezikshëm në Evropën Juglindore, raporton agjencia e lajmeve INA.
DioGuardi do të marrë pjesë më 4 gusht në protestën e organizuar nga komuniteti dhe shoqatat e shumta në Çikago, kundër diskriminimit të shqiptarëve në shtetin maqedonas.
I shoqëruar nga Shirli Klois DioGuardi (Shirley Cloyes DioGuardi) ai zhvilloi një takim me kongresisten republikane të Floridas Ileana Ros-Lehtinen, pikërisht për zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë.
Kjo e fundit u informua edhe përmes një raporti me shkrim lidhur me situatën e shqiptarëve në shtetin maqedonas, raport i cili do të shqyrtohet me stafin e saj në Kongres në Uashington.
Ileana Ros-Lehtinen vlerësohet si një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan, krahas të tjerëve në Kapitol Hill për përkrahjen dhe mbështetjen që i është dhënë Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë dhe Çamëri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...