Mirëpo në këtë vit numri i nxënësve që do të fillojnë shkollës për herë të parë ka pësuar rënie.
Nga 29 mijë shkollar të rinj në vitin shkollorë 2015-2016. Në këtë vit pritet që 27 mijë nxënës të ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Në ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se janë finalizuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë 2016-2017, zëvendës ministrja e Arsimit, Anila Statovci thotë se fillimi i vitit të ri shkollor po afrohet, një ngjarje shumë e veçantë për të gjithë ne.
“Posaçërisht janë të entuziazmuar ata që fillojnë rrugëtimin e tyre të rëndësishëm jetësor, në klasën e parë. Për këta mbi 27,000 fillestarë, por edhe për më se 400,000 nxënësit tanë që hapin përsëri ditarin e tyre me 1 shtator, ne kemi bërë përgatitjet që çdo gjë të fillojë për së mbari”, ka thënë Statovci.
Sipas saj, kujdesi i merituar u është dhënë natyrisht edhe mësimdhënësve dhe personelit administrati






















