Gjatë natës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Shengjinit. Edhe pse zjarrfikësit dhe forcat komando të përfshira në operacionet e shpëtimit krijuan një perimeter sigurie, aktivizimi i 2 vatrave në zonën e “Ranës se Hedhun” e bëjnë situatën sërish kritike, duke rrezikuar seriozisht dhe resortet turistike në këtë zonë.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me heikopter po vijon.
Por ndryshe mendojnë banorët që thonë se ndërhyrja ishte e vogel, ndërsa u evidentua pamundësia e shtetit për të përballuar situata të tilla.
Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wUmlwnyyEbQ?feature=oembed&w=640&h=480]






















