Drejtori i Zyrës për marrëdhënie me medie në Qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajloviq, ka thënë se Serbia e ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe se serbët e Kosovës janë më së të sigurt tani se sa që ishin atëherë.
“Aktualisht Shteti i Serbisë ka ndikimin më të fuqishëm në Kosovë që nga viti 1999 dhe kjo vërehet edhe në dialogun e Brukselit”, ka thënë Mihailoviq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
“Askujt nga serbët e Kosovës nuk i bie ndër mend të pranojë presionin politik për të jetuar në të ashtuquajturën Republikë e pavarur e Kosovës”, ka shtuar Mihailoviq, përcjell Koha.net.
Por, ai ka prasnuar se në Kosovë nuk mund të zgjidhet asgjë pa bashkësinë ndërkombëtare.
Mihajloviq i ka bërë këto komente duke folur për trazirat e 17 marsit 2004 në Kosovë.















