• Latest
  • Trending
  • All

Ju lutem, ndërhyni në punët tona të brendshme!

16/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ju lutem, ndërhyni në punët tona të brendshme!

16/03/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Hysni Gurra

Ngjarjet e ditëve të fundit kanë tronditur shumëkënd për atë se çfarë ndodh në politikën shqiptare. Por ato që shënjuan këto ditë të trazuara në vendin tonë, mendoj se ishin qëndrimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kjo ishte ngjarja më e rëndësishme sipas meje dhe më shpresëdhënësja.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Deklarata e menjëhershme e bërë nga ambasada pas përjashtimit të deputetit Doshi dha një sinjal të fortë për politikën, median, prokurorinë dhe gjyqësorin shqiptar, të cilët tremben vetëm nga një zë i jashtëm, kurrë nga zëri i brendshëm sado i mbytur qoftë ai, zëri i populli.

Qëndrimi i dytë ndodhi një javë më pas, kur edhe një herë, SHBA anuloi një takim të rëndësishëm të Grupit të Miqësisë shqiptaro-amerikane, shkaku ishte se grupi ynë parlamentar kishte në përbërjen e tij njerëz të inkriminuar.

Nisur nga këto dy qëndrime është hapur një diskutim i gjerë në opinionin publik lidhur me dekriminalizimin e Parlamentit dhe që shpesh, për habi, përdoret në zhargonin e përditshëm mediatik të personaliteteve të rëndësishme edhe ideja se deputetët tanë janë të inkriminuar sepse nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, më habit ky qëndrim, dhe jam totalisht kundër për disa arsye.

E para, këtë vend e kanë kriminalizuar njerëz të mirëshkolluar dhe në nivel shumë të mirë intelektual. Janë ata porta kryesore nga e cila kalon një deputet, pa shkollë, kur hyn në listën e kandidaturave për deputet apo kryetar bashkie, janë ata dera për nga e cila kalojnë trafiqet e shumta, blerja e votës, presioni mbi popullsinë, shantazhi etj.

Deputet “budallenj” janë njerëzit më kollaj të menaxhueshëm nga shefat e tyre në këtë vend, po të ishte e kundërta, Parlamenti shqiptar nuk do të ishte mbushur me analfabetët e inkriminuar, administrata e lartë shtetërore nuk do të ishte e mbushur me njerëz totalisht injorantë për të qenë në shërbim të popullit dhe në zbatim të ligjit. Nuk janë të pamenaxhueshëm ata, ata janë njerëzit më të bindur që ekzistojnë, prandaj edhe janë aty në parlament, në administratë e në të gjitha hallkat kyçe të shtetit. Ata nuk njohin ligj, ata njohin vetëm shefin, dhe nëse Parlamenti apo administrata e lartë shtetërore ka një imazh të keq, përgjegjës për këtë janë udhëheqësit e politikës dhe jo vartësit e tyre. Sot nuk mund të bëhesh deputet, kryetar bashkie, apo drejtues në aparatin shtetëror falë kapacitetit intelektual dhe përgatitjes profesionale, por bëhesh vetëm nëse je i pasur dhe e blen vendin në listë, je i fortë dhe e merr me dhunë, ose je i kompromentuar dhe i shantazhueshëm. Kështu është krijuar një efekt zinxhir, ku sunduesit dhe vartësit e çdo niveli karakterizohen nga një fenomen i tillë, blerje dhe shitje postesh. Pra, peshku është qelbur nga koka…Në fund është populli ai që u nënshtrohet të gjithëve duke mbajtur në kurriz peshën e rëndë të gabimeve të politikës shqiptare.

Meqë Ambasada e SHBA-së u përfshi në këtë histori, dhe shumë mirë bëri, mendoj se ka ardhur koha që ne si popull t’i lutemi të na ndihmojë në këtë rast, le ta lënë mënjanë gjuhën e ngurtë diplomatike për mosndërhyrje në punët tona të brendshme, jo, jo le të ndërhyjë, ne e duam këtë gjë, e duam dhe e pranojmë sepse është në të mirën e vendit tonë, madje unë do të shkoja më tej duke thënë se na e ka “borxh” ambasada një ndërhyrje të tillë, për të gjithë dashurinë e pakushtëzuar që ne si popull kemi për popullin amerikan, dhe ambasada e di shumë mirë, ashtu siç edhe ne e kemi kuptuar tashmë, se çdo ndërhyrje është një shpresë, është një dritë jeshile shumë e madhe për ne si popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur nga banda të mafies politike që na kanë qeverisur këto vite tranzicion.

Miku i SHBA-së në Shqipëri është vetëm populli shqiptar, në këtë pikë, miku kërkon nga miku më i madh të mos mbaj sekrete, por t’i tregojë gjithçka për këta politikanë. Hapini arkivin, jepjani medias, në mos medias, nxirrini në faqet tuaja zyrtare në rrjetet sociale, t’i shohë populli dhe të vendosë vetë ç’duhet bërë, mjaft më me stabilitetin që kërkohet nga Shqipëria, është më keq kështu, nuk është stabilitet ky që kemi tani, thjesht po gënjejmë veten ne dhe ju, sepse mafia nuk di të ndalet, korrupsioni nuk di të ndalet, injoranca është një minë me sahat për këtë dreq stabiliteti që kërkojmë ne, jo nuk është stabilitet ky. Shqipëria, populli dhe politika shqiptare kanë nevojë imediate për një katarsis të thellë, nuk mund të vazhdohet më kështu.

SHBA-së populli shqiptar i është shumë…mirënjohës për ndërhyrjen në punët e tij të brendshme në fillim të viteve ’90, kur shporrëm nga drejtimi i vendit një sistem famëkeq, do t’ju jemi shumë mirënjohës sot dhe kemi shumë nevojë që të na “ndërhyni në punët e brendshme”, të pastrohemi nga këto mbeturina politike që po na mbajnë peng të ardhmen tonë, zhvillimin e vendit, lirinë dhe të drejtat, për ta jetuar ashtu si populli amerikan edhe ne lirinë e demokracinë.

Previous Post

Shekulli amerikan nuk ka përfunduar

Next Post

Serbia thotë se tani ka ndikimin me të fuqishëm në Kosovë, që nga viti 1999

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serbia thotë se tani ka ndikimin me të fuqishëm në Kosovë, që nga viti 1999

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.